Farmaci

maj22019

EMA: Brexit-i nuk do të ketë asnjë ndikim në sigurinë e barnave

Brexit-i nuk do të ketë asnjë ndikim në sigurinë dhe efikasitetin e barnave, sepse Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) dhe shtetet anëtare do të vazhdojnë t'i monitorojnë ato në të njëjtën mënyrë si edhe para Brexit-it.

Këtë e bën të ditur EMA, në një shënim në të cilin shpjegon se autoritetet evropiane po punojnë për të shmangur mungesën e barnave për shkak të daljes së Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian. Për momentin, thuhet në dokument, ende nuk është e qartë në cilat kushte Britania e Madhe do të largohet nga BE-ja. "Nëse miratohet dhe hyn në fuqi një marrëveshje tërheqjeje, do të ketë një periudhë kalimtare gjatë së cilës legjislacioni i BE-së do të vazhdojë të zbatohet në Britaninë e Madhe. Kjo do të thotë se qasja ndaj barnave nuk do të ndikohet".

Nëse e lë BE-në pa një pakt ose marrëveshje (e ashtuquajtura no-deal), ligji i BE-së do të reshtë së aplikuari në Britaninë e Madhe. Në këtë rast, për të vazhduar furnizimin me disa barna në Bashkimin Evropian, kompanitë që kryejnë aktivitete të caktuara në Britani do të duhet të bëjnë ndryshime në përputhje me legjislacionin evropian.

EMA, Komisioni Evropian dhe shtetet anëtare kanë punuar së bashku që nga maji i vitit 2017 për të këshilluar kompanitë se si të zbatojnë ndryshimet e nevojshme, duke i inkurajuar ato që ta bëjnë këtë përpara Brexit-it, me qëllim që të minimizojnë ndikimin mbi furnizimin me barna, në rastin e no-deal. Megjithatë, agjencia dhe shtetet anëtare do të vazhdojnë t'i vlerësojnë barnat në të njëjtën mënyrë si para Brexit-it. Meqenëse Britania e Madhe nuk do të jetë pjesë e BE-së, vlerësimi i barnave që aktualisht kryhet nga ajo, pas Brexit-it do të kryhet nga shtetet anëtare të mbetura.


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC