Farmaci

jan182019

Agjencia e Barnave: Farmacistët të këshillojnë pacientët për efektet anësore të kinoloneve dhe fluorkinoloneve

Pas alarmit të ngritur nga FDA-ja dhe EMA për efektet e padëshiruara të shtuara të antibiotikëve të klasave kinolone dhe fluorkinolone, edhe Agjencia e Barnave në Shqipëri ka bërë njoftimin e saj, të cilin mund ta rilexoni këtu.

Të pyetur nga Farmacist33, specialistë të farmakovigjilencës pranë AKBPM-së thonë se janë marrë masat në kohë reale për të shpërndarë informacionet e publikuara nga Agjencia Europiane e Barnave.

"Ne u kemi kërkuar urdhrave përkatëse, qoftë atij të Mjekut, qoftë atij të Farmacistit që të shpërndajnë menjëherë informacionin te mjekët, në mënyrë që të kufizohet e deri dhe të pezullohet përdorimi i këtyre antibiotikëve", shprehet Dajana Roshi, specialiste e Farmakovigjilencës në AKBPM.

Por, edhe nëse mjekët nuk e kanë rifreskuar informacionin më të fundit dhe vijojnë të lëshojnë receta me këta antibiotikë, janë farmacistët ata që nuk duhet t'i ekzekutojnë këto receta pa kontaktuar mjekun përkatës. Antibiotikët e gjeneratës së re kanë efektshmëri të lartë.

Në rastet kur bari duhet përshkruar me domosdoshmëri, farmacistët duhet t'i këshillojnë pacientët në lidhje me simptomat që pas 48 orëve, pasi nëse vënë re ënjtje të tendinave apo artikulacioneve, duhet ta ndërpresin mjekimin menjëherë.


Alma Demiraj


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC