Farmaci

maj32019

Një hap larg vaksinës antigrip universale. Nis studimi klinik

Instituti Kombëtar i Shëndetit (NIH) në SHBA ka njoftuar në një deklaratë për shtyp se do të zhvillojë studimin e parë klinik mbi një vaksinë universale antigrip, të zhvilluar nga shkencëtarët e Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive (NIAID). Vaksina e gripit sezonal redukton normën e shtrimit në spital dhe vdekjes që lidhet me sëmundjen dhe është mënyra më e mirë për të mbrojtur veten nga infeksioni, por në përgjithësi është e efektshme në masën 40%-60% dhe ka nevojë për përditësime vjetore. Kjo ndodh për arsye se përmban dy pjesë të hemaglutininës, një proteinë e gripit që e lejon virusin të hyjë në qelizat e njeriut; kokën, e cila ndryshon vazhdimisht, duke patur si pasojë depozitimin antigjenik dhe kërcellin.

Vaksina e re, që quhet H1ssF_3928, përmban vetëm bishtin e hemaglutininës, që është më i qëndrueshëm se koka, mes çepeve të ndryshme virale, ndaj edhe është projektuar për të nxitur një përgjigje ndaj nënllojeve të ndryshme të gripit. Kërkuesit do të rekrutojnë të paktën 53 të rritur të shëndetshëm me moshë 18-70 vjeç dhe do t'i ndajnë në katër grupe, sipas moshës. Pesë pjesëmarrësit e parë do të jenë 18-40 vjeç dhe do të bëjnë një injeksion të vetëm intramuskular me 20 ig të vaksinës eksperimentale, ndërsa 48 të tjerët do të bëjnë dy injeksione me nga 60 ìg, me 16 javë largësi nga njëri-tjetri.

Për një javë pas injeksionit, pjesëmarrësit do të regjistrojnë temperaturën dhe çdo lloj simptome dhe në momente të ndryshme do të ofrojnë kampionë gjaku që do të testohen për të matur nivelet e antitrupave antigrip. Parashikohen nga 9 në 11 vizita ndjekjeje për një periudhë 12-15 mujore dhe pjesëmarrësit nuk do të ekspozohen ndaj asnjë virusi gripi si pjesë e studimit. Kërkuesit shpresojnë që eksperimentimi t'i ndihmojë të kuptojnë edhe në ç'mënyrë mosha dhe ekspozimi i mëparshëm ndaj varianteve të ndryshme të gripit do të modifikojnë përgjigjet imunitare ndaj vaksinës.

"Gripi sezonal është një sfidë gjithëvjetore për shëndetin publik dhe ne përballemi vazhdimisht me mundësinë e një pandemie gripi që rrjedh nga emergjenca dhe nga shpërndarja e viruseve të reja të gripit. Ky eksperimentim klinik i fazës së parë, është një hap para në përpjekjet tona për të zhvilluar një vaksinë universale, të qëndrueshme dhe gjerësisht mbrojtëse kundër gripit", përfundon Anthony Fauci, drejtor i NIAID.


NIH - News Releases
https://www.nih.gov/news-events/news-releases/nih-begins-first-human-trial-universal-influenza-vaccine-candidate

https://www.healio.com/infectious-disease/influenza/nevs/online/%7Bedeb2e50-1346-407c-9eb0-3d0e84c77032%7D/nih-begins-first-in-human-trial-for-universal-flu-vaccine


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC