Farmaci

maj32019

Bari i hipertensionit, që po shndërrohet në shpresë për sëmundjet neurodegjenerative

Një bar që aktualisht përdoret për trajtimin e hipertensionit, mund të jetë kandidat premtues për trajtimin e sëmundjeve neurodegjenerative, sipas një studimi të botuar në "Nature Communications". Në eksperimentet mbi modelet e kafshëve, molekula e Felodipinës ka vërtetuar aftësinë për të nxitur një proces autofag që ka aftësinë të eliminojë proteinat toksike nga qelizat e trurit.
"Të dhënat tona sugjerojnë se felodipina shkakton autofagi në neurone dhe shton heqjen e huntingtinës mutante, karakteristike në sëmundjen e Huntingtonit, alfa-synucleinës mutante, e pranishme në sëmundjen e Parkinsonit dhe proteinës tau, tipike për sëmundjen e Alzheimerit", shpjegon David Rubinsztein (Universiteti i Kembrixhit), autor kryesor i studimit.

"Në veçanti, duhet të theksojmë se felodipina është në gjendje të heqë alfa-sinucleinën mutante nga truri i minjve në nivele hematike të ngjashme me ato që do të shiheshin te njerëzit që e marrin barin për hipertensionin", shton ai. Ekspertët përdorën minj dhe peshq-zebra të modifikuar gjenetikisht për studimin e tyre. Në fakt, minjtë shfaqën ndryshime gjenetike që i bënë të zhvillonin sëmundjen e Huntingtonit ose një sëmundje të ngjashme me sëmundjen e Parkinsonit, ndërsa peshku kishte alterime që shkaktuan ndryshime të ngjashme me demencën.

Kërkuesit kanë vendosur minipompa nën lëkurën e minjve për të bërë të mundur administrimin e përqendrimit të barnave në nivele të ngjashme me ato të përdorura te njerëzit dhe për të ruajtur nivelet e qëndrueshme, pa luhatje.
Kështu, trajtimi me felodipinë ka reduktuar akumulimin e proteinave toksike dhe të shenjave të sëmundjes te modelet murine në sëmundjen e Huntingtonit dhe të Parkinsonit, si dhe modelin e demencës te peshku-zebër.

"Të dhënat që kemi zbuluar pas këtij administrimi me pompa, sugjerojnë që në përqendrime plazmatike të ngjashme me ato të tolerueshme për njeriun, felodipina mund të shkaktojë autofagi të trurit në modelet e kafshëve dhe të eliminojë proteinat që qëndrojnë në bazë të disa sëmundjeve", shkruajnë autorët. Megjithatë, këto rezultate paraqesin vetëm një fillim, siç nënvizon Rubinszteini. "Duhet të tregohemi të kujdesshëm, por mund të jemi optimistë. Sipas nesh, tashmë bari meriton të testohet te njeriu", përfundon eksperti.


Nat Commun. 2019. Doi: 10.1038/s41467-019-09494-2
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/31000720


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC