Farmaci

maj72019

ASA në doza të ulëta dhe tumori i prostatës. Rezultatet e studimit danez

Periudhat e gjata të ekspozimit ndaj acidit acetilsalicilik (ASA) në doza të vogla, mund të kenë efekte pozitive mbi vdekshmërinë për shkak të kancerit të prostatës, pas 5 viteve që nga diagnoza.
Ky është rezultati i dalë nga një studim i bazuar në një kohorte daneze prej rreth 29.000 burrash (mosha mesatare 70 vjeç), të diagnostikuar në periudhën 2000-2011, me karcinomë prostatike, studim i publikuar së fundi në "Annals of Internal Medicine". Kërkuesit kanë studiuar karakteristikat e patologjisë, përdorimin e barnave, terapinë onkologjike së cilës i ishin nënshtruar, sëmundjeve të tjera bashkëshoqëruese e parametrat socioekonomikë dhe kanë shqyrtuar përdorimin e ASA-s me dozime 75 dhe 150 mg, në post-diagnozë, duke i marrë parasysh si 2 ose më shumë përshkrime të barit brenda një viti nga diagnostikimi me tumor.

Monitorimi kryesor i pacientëve ka nisur një vit pas diagnostikimit, por në analizat dytësore, përdorimi i ASA-s me doza të ulëta është vlerësuar brenda periudhave të ekspozimit prej 5 ose 7,5 vjetësh pas diagnostikimit. Gjatë një ndjekjeje mesatare prej 4,9 vjetësh, thonë kërkuesit, përdorimi i aspirinës me doza të ulëta nuk ishte lidhur me një reduktim domethënës të vdekshmërisë për shkak të kancerit të prostatës.
Analizat dytësore kanë treguar se vdekshmëria për shkak të kancerit të prostatës është reduktuar lehtësish me ASA me doza të ulëta ndërmjet 5 dhe 7,5 viteve të ekspozimit pas diagnozës, në veçanti mes pacientëve të cilëve u është përshkruar një sasi e madhe e ASA-s me doza të ulëta gjatë periudhës prej 7,5 vjetësh.

"Ndonëse kemi vënë re një reduktim të vogël të vdekshmërisë për shkak të kancerit të prostatës 5 vjet pas diagnozës, ky zbulim duhet konfirmuar", thonë autorët. "Studime të tjera, përfshi studimet klinike që janë në zhvillim e sipër, duhet të sqarojnë së fundi nëse përdorimi i aspirinës redukton vdekshmërinë që ka si shkak kancerin e prostatës".


Ann Intern Med. 2019;170(7):443-452


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC