Farmaci

pri132022

Covid-19. Avantazhet që paraqet mbi vdekshmërinë në spital përdorimi i aspirinës

Përdorimi i hershëm i aspirinës lidhet me mundësi më të ulëta të vdekjes në spital në 28 ditë te të rriturit e shtruar në spital në SHBA me COVID-19 mesatar, sipas një studimi të botuar në JAMA Network Open. "Studime të ndryshme vëzhguese sugjerojnë se përdorimi i aspirinës mund të shoqërohet me ulje të vdekshmërisë në pacientët e shtruar në spital me rrezik të lartë me COVID-19, por efikasiteti i këtij bari te pacientët me sëmundje të moderuar nuk është studiuar mirë", shpjegon Jonathan Chow, Universiteti i Uashingtonit, autori kryesor i punimit.

Studiuesit më pas u thelluan në këtë çështje, duke studiuar 112,269 pacientë të shtruar në spital me COVID-19 mesatar, të regjistruar nga 1 janari 2020 deri më 10 shtator 2021 në Shtetet e Bashkuara dhe duke analizuar efektet e administrimit të aspirinës brenda ditës së parë të shtrimit në spital. Rezultati parësor ishte vdekshmëria spitalore në 28 ditë dhe rezultatet dytësore ishin embolia pulmonare dhe tromboza e venave të thella. Kështu, vdekshmëria brenda spitalit ka ndodhur në 10.9% të pacientëve. Pas trajtimit, vdekshmëria brenda spitalit në 28 ditë ishte dukshëm më e ulët tek ata që morën aspirinë (10.2% kundrejt 11.8%). Edhe shkalla e embolisë pulmonare ishte dukshëm më e ulët te pacientët që merrnin aspirinë (1.0% kundrejt 1.4%), por nuk ndodhte kështu në trombozën e venave të thella.

Pacientët që morën aspirinë herët, nuk kishin norma më të larta të hemorragjisë gastrointestinale, hemorragjisë cerebrale, ose transfuzionit të gjakut dhe rezultati i përbërë i komplikacioneve hemorragjike nuk ndodhi aq shpesh te këta pacientë. Disa nëngrupe dukej se ishin veçanërisht të favorizuara nga administrimi dhe mes tyre, binin në sy shumica e pacientëve mbi 60 vjeç dhe ata me sëmundje bashkëshoqëruese. "Do të jenë të nevojshme studime klinike me përzgjedhje rastësore që përfshijnë pacientë të ndryshëm me COVID-19 mesatar, për të vlerësuar në mënyrën e duhur efikasitetin e aspirinës tek individët me gjendje që paraqesin rrezik të lartë vdekjeje",  përfundojnë autorët.

 

JAMA Network Open 2022. doi:10.1001/jamanetworkopen.2022.3890
http://doi.org/10.1001/jamanetworkopen.2022.3890


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC