Farmaci

nën52020

Covid-19. ASA, bari i mundshëm me kosto të ulët për të parandaluar komplikacionet

Pacientët me Covid-19, të shtruar në spital, që marrin doza të ulëta të aspirinës për sëmundje kardiovaskulare, treguan një rrezik dukshëm më të ulët për komplikacione dhe vdekje sesa ata që nuk e merrnin barin, sipas një studimi të botuar në "Anesthesia and Analgesia". "Njerëzit që përdorën aspirinë kishin më pak të ngjarë të dërgoheshin në njësi të kujdesit intensiv ose të lidheshin me një ventilator mekanik dhe i mbijetuan më lehtë infeksionit", tha Jonathan Chow, i Shkollës së Mjekësisë të Universitetit të Merilandit, autori kryesor i studimit. "Ky është një zbulim kritik, i cili do të duhet të konfirmohet përmes një studimi klinik të rastësishëm", vazhdon ai.

Studiuesit përzgjodhën regjistra mjekësorë të 412 pacientëve Covid-19, me moshë mesatare 55 vjeç, të shtruar në spital për shkak të komplikacioneve të sëmundjes në qendrën mjekësore të Universitetit të Merilandit në Baltimorë dhe tre spitale të tjera përgjatë bregdetit lindor. Rreth një e katërta e pacientëve morën aspirinë me dozë të ulët (zakonisht 81 mg) çdo ditë para shtrimit ose menjëherë pas tij, për të menaxhuar sëmundjen kardiovaskulare. Ekspertët zbuluan se përdorimi i aspirinës shoqërohej me një reduktim prej 44% të rrezikut për të patur nevojë për ventilator mekanik, ulje prej 43% të rrezikut për t'u shtruar në terapi intensive dhe ulje prej 47% të rrezikut për të vdekur në spital, krahasuar me ata që nuk morën aspirinë.

Pacientët në grupin e aspirinës, gjithashtu, nuk patën rritje domethënëse të ngjarjeve anësore si gjakderdhja madhore gjatë shtrimit në spital. Autorët theksojnë se infeksionet Covid-19 rrisin rrezikun e mpiksjes së gjakut që mund të formohet në zemër, mushkëri, enë gjaku dhe organe të tjera. Komplikacionet që rrjedhin nga mpiksjet e gjakut, në raste të rralla, mund të çojnë në sulme në zemër, iktus dhe dështim të shumë organeve, si dhe vdekje.
"Ne besojmë se efektet lëngëzuese të aspirinës ofrojnë përfitime për pacientët me Covid-19, duke parandaluar formimin e mikrokoagulimeve. Për këtë arsye, pacientët me infeksion Sars-CoV-2 mund të marrin në konsideratë marrjen e aspirinës për sa kohë që së pari konsultohen me mjekun e tyre", përfundojnë studiuesit.

 

Anesthesia and Analgesia 2020. Doi: 10.1213/ANE.0000000000005292
https://doi.org/10.1213/ANE.0000000000005292


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC