maj102019
Reaksionet e kundërta nga barnat. Burrat ndryshojnë nga gratë
Reaksionet e kundërta nga barnat, në veçanti nga hormonet tiroide dhe barnat kundër depresionit, janë të ndryshme midis burrave dhe grave. Kështu thuhet në një studim holandez...
Mënyra e ndryshme e shfaqjes së reaksioneve të padëshiruara nga barnat mund të varet nga gjinia e pacientit. Sipas një studimi të "British Journal of Clinical Pharmacology", në 15% të rasteve të studimit ka pasur mospërputhje në incidencën e reaksioneve negative te meshkujt dhe femrat. 89% e këtyre mospërputhjeve kanë të bëjnë me gjininë femërore.
Sipas të dhënave të marra nga Eurekalert, studimi hulumtoi raportet e reaksioneve negative të dërguara në Qendrën Kombëtare të Farmakovigjilencës Holandeze, duke u përpjekur të gjente dallimet e mundshme në llojin dhe shfaqjen e tyre. Nga 2,483 kombinime të barnave/reaksioneve të kundërta të shqyrtuara, u gjetën 363 herë mospërputhje në bazë të gjinisë (rreth 15%) dhe në 89% të rasteve përfshihej popullata femërore. Barnat me shkallën më të lartë të reaksioneve negative për gratë kanë qenë hormonet tiroide dhe barnat kundër depresionit.
"Ndoshta arsyeja për këto dallime është e lidhur me faktorët gjinorë dhe me ata seksualë. Këto aspekte duhet të merren parasysh gjatë vlerësimit të sigurisë së barnave", shpjegon Eugène van Puijenbroek, nga Instituti për Farmakovigjilencën Lareb. Faktorët seksualë do t'iu referohen dallimeve biologjike midis burrave dhe grave, ndërkohë që faktorët gjinorë do të lidhen me aspektet psiko-sociale, sjelljen dhe kulturën.