Farmaci

qer72019

Acidet yndyrore trans. Miratohen kufizimet për produktet e ambalazhuara

BE-ja ka publikuar rregulloren për reduktimin e përdorimit të acideve yndyrore trans në produktet industriale, si dhe përbërësit që duhen kufizuar apo përjashtuar në dietën e përditshme.

Në vijim të paralajmërimit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, edhe Bashkimi Evropian ka hedhur një hap vendimtar drejt eliminimit të një përbërësi të produkteve ushqimore industriale që nuk ka asnjë përparësi nutricionale, madje e kundërta.
Një rregullore e re evropiane (Rregullorja e BE-së 2019/649) ka vendosur një limit maksimal prej 2% në yndyrnat e përgjithshme për acidet yndyrore trans me origjinë industriale (TFA), sepse niveli i tyre i lartë është një faktor rreziku për zhvillimin e kardiopative koronarike. Sipas vlerësimeve nga Komisioni Evropian, në fakt, TFA-të shkaktojnë rreth 660,000 vdekje çdo vit në BE, që është rreth 14% e vdekshmërisë së përgjithshme.

Acidet yndyrore trans janë acide yndyrore me të paktën një lidhje të dyfishtë midis dy atomeve të karbonit në një konfigurim trans. Ato janë produkte për përdorim ushqimor, falë një procesi të pjesshëm hidrogjenizimi, duke filluar nga vajrat vegjetale dhe vajrat e peshkut. Vajrat pjesërisht të hidrogjenizuara përmbajnë yndyrna të ngopura dhe të pangopura, duke përfshirë TFA në përmasa që mund të ndryshojnë në varësi të teknikës së përdorur, nga tonet mjaft të ulëta, në më shumë se 50% (ndryshe nga vajrat plotësisht të hidrogjenizuara që nuk i përmbajnë ato). Ndonëse një pjesë e TFA-së gjendet në mënyrë të natyrshme në mish dhe në produktet e qumështit sepse prodhohet nga proceset e tretjes së disa kafshëve ripërtypëse dhe përbën 0.3-0.8% të kalorive ditore, burimi kryesor i TFA-së në dietë janë disa produkte industriale në të cilat mund të përdoren yndyrna pjesërisht të hidrogjenizuara (produkte të pjekura dhe të skuqura, ushqime të përgatitura dhe të parapaketuara, ushqime dhe vajra për gatim dhe lyerje), veçanërisht në vendet ku nuk ka pasur fushata ndërgjegjësimi në këtë drejtim.

Në fakt, duhet të thuhet se në Evropë ka ca kohë që flitet për këtë. Një raport i vitit 2015 nga Komisioni Evropian raportoi se të dhënat nga mesi i viteve 1990 tregonin një marrje mesatare të TFA-së nga të gjitha burimet 0.5-2.1% të konsumit të përditshëm kalorik për burrat dhe 0.8-1.8% për gratë. Studimet e mëtejshme kishin treguar një rënie në shumë vende evropiane. Të dhënat për BE-në janë të kufizuara, megjithatë studime të kohëve të fundit mbi të dhënat e nëntë vendeve të BE-së, konkludon se marrja mesatare ditore e TFA-së në popullsi është më pak se 1% e konsumit kalorik ditor, megjithëse në disa grupe të popullsisë ajo tejkalon ose rrezikon tejkalimin e limiteve të rekomanduara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, d.m.th. sasinë 1% të marrjes së kalorive.

Danimarka ishte shteti i parë i BE-së që kufizoi me ligj përmbajtjen e yndyrave trans, në vitin 2003. Nga viti 2015, Për FDA-në, TFA-të me origjinë industriale në ushqimet e përpunuara nuk janë më "përgjithësisht të njohura si të sigurta", për përdorim ushqimor dhe janë ndaluar që nga qershori 2018.

Rregullorja ka hyrë në fuqi nga 15 maji, por për shkak të kohës së nevojshme që nevojitet për përshtatje, ushqimet që nuk respektojnë këtë kufizim mund të hiqen nga tregu deri më 1 prill 2021. Ndërkohë, nuk mbetet gjë tjetër përveçse të vazhdohet me leximin e etiketës, duke kërkuar mes përbërësve të artikujve ushqimorë të paraambalazhuar të dhënat në lidhje me vajrat pjesërisht të hidrogjenizuara, ndonëse ato janë vetëm një tregues të përgjithshëm dhe asgjë për përmbajtjen aktuale të TFA-së.


Francesca De Vecchi, teknologe ushqimore


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC