Farmaci

sht162019

Febuxostati kundër përdhesit. AIFA: mund të rritë vdekshmërinë kardiovaskulare dhe atë për të gjitha shkaqet

Të reja të rëndësishme që kanë të bëjnë me febuxostatin e përdorur në trajtimin e përdhesit. Vincenzo Novizio, koordinator i Komisionit të Barnave AME (Shoqata e Mjekëve Endokrinologë), shpjegon se, "Agjencia Italiane e Barnave (AIFA), në një shënim të datës 27 qershor 2019, ka njoftuar, në marrëveshje me prodhuesin dhe me Agjencinë Evropiane të Barnave (EMA) se në një studim klinik të fazës IV, shumëqendror, me përzgjedhje rastësore, double blind, të kryer me mbi më shumë se 6,000 pacientë me përdhes dhe sëmundje të mëdha kardiovaskulare, është vënë re një rrezik dukshëm më i lartë i vdekshmërisë për të gjitha shkaqet dhe për shkaqe kardiovaskulare te pacientët e trajtuar me febuxostat, në krahasim me ata të trajtuar me allopurinol".
"Përveç kësaj, vazhdon Novizio, autoritetet kanë vënë në dukje se trajtimi me febuxostat i pacientëve me sëmundje kardiovaskulare të rëndësishme paraekzistuese (për shembull, infarkt miokardi, iktus ose anginë të paqëndrueshme) duhet të shmanget, përveçse kur nuk ka mundësi të tjera të përshtatshme trajtimi". Duhet theksuar se tashmë, me përcaktimin e 2 nëntorit 2010 (G.U. 12/11/2010, nr. 265), febuxostati nuk rekomandohet te pacientët me sëmundje ishemike të zemrës ose pamjaftueshmëri kardiake".

Përdhesi është një sëmundje kronike që karakterizohet nga hiperuricemia, artropatitë, zhvillimi i tofusit dhe urolitiazës dhe shoqërohet me rrezik të shtuar për sëmundje kardiovaskulare dhe insuficiencë renale kronike, kujton specialisti.

"Si allopurinoli, ashtu edhe febuxostati, indikohen për trajtimin e manifestimeve kryesore klinike të depozitimit të acidit urik/urat (përdhes artikular, tofus dhe/ose përfshirje renale për shkak të rënies së kristaleve ose urolitiazës) që shfaqen në përdhes, në litiazën urinare, në nefropatinë nga acidi urik, në manifestimet neoplastike dhe mieloproliferative me qarkullim të lartë të qelizave dhe në çrregullime të caktuara enzimatike (në veçanti, sindroma Lesch-Nyhan)", specifikon Novizio.
"Allopurinoli, vazhdon ai, ka një strukturë shumë të ngjashme me hipoksantinën dhe është i aftë të frenojë enzimat që i përdorin si një substrat, siç është xanthine-oxidase, e cila katalizon shndërrimin e saj në xanthine dhe më pas, në acid urik. Bëhet fjalë kështu për një inhibitor purinik, konkurrues, jo selektiv, të xanthine-oxidases. Te disa pacientë hiperuricemikë, përcakton gjithashtu një reduktim në sintezën de novo të purines, përmes një mekanizmi të retro-inhibimit të hipoksantinës-guaninës-fosforibosil-transferazës".
Febuxostati, nga ana tjetër, "është një frenues jo-purinik, selektiv, i xanthine-oxidazës, i cili vepron duke bllokuar vendin aktiv të enzimës në mënyrë jo konkurruese. Ai indikohet vetëm te të rriturit dhe nuk indikohet për parandalimin dhe trajtimin e litiazës oxalo-kalcike në prani të hiperuricemisë dhe/ose hiperurikurisë, prandaj nuk indikohet për trajtimin e hiperuricemisë asimptomatike".


Njoftimi AIFA
https://www.aifa.gov.it/sites/default/files/Febuxostat%20_DHPC_IT.pdf


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC