Farmaci

sht182019

Sëmundja intersticiale pulmonare. Aprovohet nga FDA-ja trajtimi me nintedanib

Administrata Amerikane e Ushqimit dhe e Barnave (FDA), ka raportuar miratimin e nintedanibit në formulim me kapsula për ngadalësimin e rënies së funksioneve pulmonare te pacientët me sëmundje intersticiale të mushkërive, të shoqëruar me sklerozë sistemike ose sklerodermi. Ky është trajtimi i parë i aprovuar për këtë patologji të rrallë.
"Pacientët që vuajnë nga sklerodermia kanë nevojë për terapi efektive dhe FDA-ja mbështet ndërmarrjet farmaceutike që janë aktive në eksperimentimin dhe vlerësimin klinik, për të ofruar mundësi trajtimi", tha Nicolay Nikolov, drejtor i seksionit të reumatologjisë në Divizionin e Produkteve Pulmonare, Alergjike dhe Reumatologjike në FDA. "Nintedanibi është një nga zgjidhjet e mundshme për të ngadalësuar rënien e funksionit të mushkërive te pacientët me sëmundje intersticiale pulmonare që vjen nga sklerodermia".

 

Sëmundja intersticiale pulmonare

Siç bën me dije shënimi zyrtar i entit amerikan të kontrollit, sklerodermia është një patologji që shkakton trashjen dhe lacerimin e indeve të trupit, përfshi edhe ato të organeve. Intersticiopatia pulmonare godet hapësirën intersticiale, të përbërë nga muret e kaviteteve ajrore të pulmoneve e nga hapësira të afërta me to dhe është një nga manifestimet më të zakonshme të sklerodermisë. Bëhet fjalë për shkakun kryesor të vdekjes mes pacientëve, kryesisht prej rënies së funksioneve respiratore, për shkak të paaftësisë progresive për t'u transportuar organeve oksigjen. Përllogaritet se rreth 50% e pacientëve me sklerodermi në SHBA (100 mijë individë), janë të prekur edhe nga intersticiopatia.

 

Nintedanibi dhe sëmundja intersticiale pulmonare

I aprovuar në vitin 2014 për trajtimin e fibrozës pulmonare idiopatike, nintedanibi e ka shfaqur efikasitetin e tij në një studim gjysmë të verbër me 576 pacientë, 20-79 vjeç. Disa prej pacientëve janë trajtuar për 52 javë, të tjerë për 100. Vlerësimi i efikasitetit bazohet në matjen e kapacitetit pulmonar (sasia e ajrit që nxirret nga mushkëritë pas një frymëmarrjeje të thellë), rënia e të cilit ka rezultuar më i ulët, krahasuar me atë të pacientëve të trajtuar me placebo.

 

Nintedanibi. Efekte të kundërta dhe efekte anësore

Efekti i kundërt i hasur më së shumti ka qenë pneumonia (2,8% e pacientëve). Bari përmban paralajmërime për subjektet me dëme hepatike të moderuara ose të rënda, me përqendrime të larta të enzimave hepatike apo dëme të shkaktuara nga droga, si dhe pacientë me probleme gastrointestinale. Nintedanibi mund të shkaktojë gjithashtu keqformime të lindjes, evente tromboembolike arteriale, hemorragji dhe perforacion gastrointestinal. Pacientët që janë në trajtim me inhibitorë P-gp e CYP3A4, duhen monitoruar me kujdes.
Efektet anësore kryesore janë diarreja, të përzierat, dhimbja e barkut, të vjellat, shtimi i prodhimit enzimatik të mëlçisë, pakësimi i oreksit, dhimbja e kokës, rënia në peshë dhe hipertensioni.


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC