Farmaci

tet92019

Diabeti. Partneriteti Abbott-Sanofi dhe aplikacionet risi për matjen e glukozës dhe lëshimin e insulinës

Integrimi përmes aplikacioneve dhe softuerëve cloud i teknologjive novatore për matjen e glukozës dhe lëshimin e insulinës. Kjo do të thjeshtësojë së tepërmi menaxhimin e diabetit dhe ky është objektivi i bërë me dije nga partneriteti Abbott-Sanofi. Dy ndërmarrjet do të përshtatin një qasje novatore, duke zhvilluar instrumente që do të kombinojnë sistemin revolucionar FreeStyle Libre të Abbott-it me informacionet mbi dozimin e insulinës, për të nxjerrë "stilolapsat" inteligjentë të Sanofit, aplikacionet dhe softuerin cloud.

"Si liderë globalë në sistemet e monitorimit të vazhdueshëm të glukozës në gjak, ne kemi identifikuar një mundësi të rëndësishme për të përmirësuar shëndetin e miliona diabetikëve, duke zhvilluar me Sanofin (lider në fushën e insulinës), mjete të reja dhe lidhjen në rrjet, që është një risi", thotë Jared Watkin, nënpresident i Diabetes Care, Abbott. "Në diabet, fluksi i madh i të dhënave të krijuara nga pajisje të ndryshme mund të çojë në mbingarkesë informacioni. Krijimi i një ekosistemi dixhital të përqendruar në FreeStyle Libre, thjeshton përvojën e përdoruesit dhe konsolidon mbledhjen e të dhënave, falë mjeteve dixhitale të Abbott-it dhe përmes bashkëpunimit me liderët e tjerë në fushën e diabetit dhe të teknologjisë".

Ky partneritet jo-ekskluziv fillimisht do të lejojë shkëmbimin e të dhënave (me pëlqimin e përdoruesit), midis aplikacionit FreeStyle Libre të Abbott-it dhe të dhënave në cloud të stilolapsave të insulinës nga Sanofi (Aplikacionet dhe softueri cloud janë aktualisht në zhvillim e sipër). Ky shkëmbim të dhënash do t'u japë mundësi personave me diabet dhe mjekëve të tyre që të marrin vendime më të mirëinformuara në lidhje me terapinë, ushqimin dhe stilin e jetës.

"Për gati një shekull, Sanofi ka mbështetur njerëzit me diabet përmes portofolit të tij të barnave. Kjo marrëdhënie strategjike me Abbott-in, përfaqëson evolucionin e mëtejshëm të angazhimit tonë për shërimin më të mirë të kësaj sëmundjeje. Për këtë arsye, kemi vendosur të futim mjetet dixhitale në jetën e përditshme të njerëzve me diabet", thotë Gustavo Pesquin, nënpresident i fanshizës globale mbi diabetin dhe sëmundjet kardiovaskulare te Sanofi. "Duke punuar me Abbott-in, ne po bëjmë një hap drejt realizimit të ekosistemit tonë të lidhur në rrjet, i cili do të kontribuonte në përmirësimin e kontrollit dhe në cilësinë e ciklit të vendimmarrjes në jetën e pacientëve, përmes menaxhimit glicemik të individualizuar të diabetit".

Sanofi po punon aktualisht për të siguruar stilolapsa, aplikacione dhe programe kompjuterike cloud që do të jenë në përputhje me sistemin FreeStyle Libre dhe mjetet e tij të shëndetit dixhital. Të dyja kompanitë synojnë t'i vënë këto në dispozicion brenda disa viteve, edhe në funksion të miratimeve rregullatore lokale.


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC