Farmaci

tet172019

Koliti ulceroz, vedolizumabi. Të dhëna të reja tregojnë përfitime, në krahasim me adalimumabin

tags: BARNA, KOLITI

Të dhënat e reja nga studimi VARSITY i fazës 3b, botuar në "Nevv England Journal of Medicine" nga Bruce Sands dhe kolegët e Grupit të Studimit VARSITY, japin prova të mëtejshme të përfitimeve nga vedolizumabi, një medikament biologjik selektiv i intestinit, krahasuar me adalimumabin, antagonistin biologjik të faktorit të nekrozës tumorale (TNFalpha), te pacientët me kolit ulceroz mesatarisht/shumë aktiv.

Në studimin në fjalë, në të cilin morën pjesë edhe Silvio Danese, Shefi i Qendrës së Sëmundjeve Inflamatore Kronike Intestinale në IRCCS Humanitas, pacientët u përzgjodhën në mënyrë rastësore për të marrë vedolizumab në mënyrë intravenoze (iv) dhe placebo nën lëkurë (nl) (383 vetë) ose adalimumab (nl) dhe placebo (iv) (386 vetë) për një periudhë trajtimi 52-javore. Rezultatet treguan se një përqindje dukshëm më e lartë e pacientëve kanë arritur remisionin klinik, të përcaktuar si një rezultat i plotë Mayo prej <2 pikë dhe asnjë rezultat sekondar > 1 pikë, në grupin vedolizumab, krahasuar me grupin adalimumab (31.3% krahasuar me 22, 5%) në javën e 52-të. Për më tepër, 39.7% e pacientëve të trajtuar nga vedolizumab treguan shërimin e mukozës në krahasim me 27.7% të pacientëve të trajtuar me adalimumab. Analiza tregoi që në javën e 14, 26.6% e pacientëve të trajtuar me vedolizumab arritën remisionin klinik krahasuar me 21.2% e pacientëve të trajtuar me adalimumab.

Por jo vetëm: një remision i qëndrueshëm klinik u arrit në 18.3% të pacientëve me vedolizumab dhe në 11.9% të pacientëve me adalimumab. Lidhur me përdorimin e kortikosteroideve, 12.6% e pacientëve të trajtuar me vedolizumab, janë konsideruar në remision klinik pa kortikosteroide në javën 52-të, krahasuar me 21.8% të atyre që trajtohen me adalimumab dhe variacionin mesatar në përdorim të kortikosteroideve orale nga fillimi në javën e 52-të ishte -10 mg në grupin vedolizumab, krahasuar me -7 mg në grupin adalimumab. Rezultatet e mëtutjeshme të të dhënave hulumtuese treguan se trajtimi me vedolizumab ishte shoqëruar me përmirësime më të mëdha në cilësinë e jetës, të matur me rezultatin IBDQ (Infiammatory Bowel Disease Questionnaire).
Në fakt, 52% e pacientëve të trajtuar me vedolizumab raportuan një përmirësim prej <16 pikë në krahasim me 42.2% të pacientëve të trajtuar me adalimumab.


N Engl J Med 2019; 381:1215-1226 DOI: 10.1056/NEJMoa1905725
https://www.nejm.org/doi/10.1056/NEJMoa1905725


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC