Farmaci

shk252020

Rritja e çmimit të maskave në mënyrë abuzive në farmaci. Prokuroria: procedim penal për farmacitë abuzuese

Shqetësimi në lidhje me përhapjen e coronavirusit në Italinë fqinje ka bërë që edhe në Shqipëri qytetarët të vrapojnë drejt farmacive për të blerë maska. Kjo iu ka interesuar shumë farmacive, të cilat kanë rritur menjëherë çmimin e tyre nga 100 lekë, deri në 1000 lekë, sipas rastit.

Ky abuzim i publikuar nëpër portale dhe media ka nxitur Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë, që të regjistrojë procedim penal për veprën penale të manipulimit të tregut. Në një deklaratë për mediat, Prokuroria bën me dije se është në fazën e mbledhjes së të dhënave për evidentimin dhe dokumentimin e të gjitha rasteve në të cilat dyshohet se disa subjekte në mënyrë abuzive dhe të paligjshme kanë rritur çmimet për produkte të ndryshme, si: maska mbrojtëse, produkte me përmbajtje dezinfektuese etj., duke përfituar nga situata e coronavirusit, në dëm të interesave të ligjshme.

Prokuroria fton qytetarët që të denoncojnë çdo rast abuziv. Prokuroria, thuhet në deklaratë, do të angazhohet në mënyrë të plotë për trajtimin e rasteve të tilla pasi çdo paraqitje jo e saktë me dashje e vlerës së një malli, shërbimi apo paraje me qëllim çrregullimin e funksionimit të lirë dhe të drejtë të tregut është penalisht e dënueshme.

 

Alma Demiraj



Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC