Shëndetësi

kor102020

Covid-19. Komiteti i ekspertëve vendos: maskat të detyrueshme edhe në Shqipëri, por jo dorezat

Nëse nuk vendos maskën në ambient të mbyllur, tani ndëshkohesh me gjobë. Për gati 5 muaj, qëkur Covid-19 u deklarua zyrtarisht në Shqipëri, vendosja e maskave ishte thjesht një sugjerim se si individi mund të mbrohet nga coronavirusi. Por, me rritjen e numrit të të prekurve dhe kur shërbimi infektiv në QSUT po punon pothuajse me kapacitet të plotë, komiteti i ekspertëve ka vendosur këtë sanksion për të gjithë qytetarët që frekuentojnë ambiente të mbyllura.

Mjekja Gjeorgjina Kuli, anëtare e Komitetit Teknik të Ekspertëve për pandeminë, thotë se është vendosur që maskat të bëhen të detyrueshme në ambientet ku ka shumë njerëz, në biznese dhe në ambientet e mbyllura, gjatë pritjes në radha etj. "Në ambientet e mbyllura do të jetë e detyrueshme maska dhe do të ketë gjoba. Komiteti Teknik ka vendosur që maska të bëhet e detyrueshme dhe kjo do të zbatohet sa më shpejt. Kurba është e lartë, por e qëndrueshme, ndërsa nuk pritet të ketë ulje të rasteve", tha dr. Kuli.

Vendimi për ta bërë të detyrueshme mbajtjen e maskës i është sugjeruar këtij komiteti që në nisje të pandemisë, por në fillim u tha që maskat duhet t'i vendosin personat e prekur dhe personeli mjekësor. Tanimë, edhe nga OBSH-ja thuhet se përdorimi i maskës mund të mbrojë 60-70 % nga coronavirusi. Por, vendosja me detyrim e maskës nuk është i vetmi vendim i komitetit teknik të pandemisë, pasi është sugjeruar dhe të mos përdoren dorezat kryesisht në lokale, por të bëhet dezinfektimi i duarve sa herë që i shërbehet klientit.

Kjo, pasi është parë se punonjësit që ofrojnë shërbime ndaj klientëve nuk i përdorin vetëm njëherë dorezat, duke i shndërruar ato në burim infeksioni. Ndaj, komiteti teknik sugjeron që të mos ketë ndëshkim me gjobë për mosvendosjen e dorezave, pasi nuk është masë efikase.


Alma Demiraj


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC