Farmaci

maj132020

Fostemsaviri, një shpresë e re për pacientët me HIV-1 shumë rezistent

Te pacientët me infeksion HIV-1 shumë rezistent, me mundësi të kufizuara terapeutike, trajtimi me fostemsavir, gjatë tetë ditëve të para të terapisë tregoi një ulje dukshëm më të madhe të nivelit të ARN-së të HIV-1, krahasuar me placebon, me një efikasitet të qëndrueshëm për një periudhë e gjatë. Kjo është ajo çka tregojnë rezultatet e studimit ndërkombëtar Brighte, botuar në "New England Journal of Medicine".
Fostemsaviri, i administrueshëm në rrugë orale, është bari i parë i klasës së frenuesve të bashkëngjitjes, i zhvilluar posaçërisht për pacientët shumë të trajtuar, i cili funksionon duke parandaluar lidhjen midis virusit HIV dhe receptorit Cd4, të pranishëm në limfocite.
"Ky është një studim shumë i rëndësishëm, me vlerë të veçantë shkencore dhe sociale, sepse iu propozua njerëzve me infeksion HIV-1 për të cilët kishin shteruar praktikisht opsionet e shumta terapeutike të disponueshme sot. Në këtë kontekst, infeksioni HIV mund të konsiderohet në të njëjtën kohë një "sëmundje e rrallë", me nevoja trajtimi që ende sot nuk mund të gjejnë përgjigje", shpjegon Antonella Castagna (Spitali IRCCS San Raffaele, Milano), bashkautore e studimit.

Studiuesit vlerësuan 371 pacientë, 272 në një grup me përzgjedhje rastësore dhe 99 në një grup jo-me përzgjedhje rastësore, të menaxhuar me barin ose me placebo. Në ditën e tetë, ulja mesatare e nivelit të ARN-së së HIV-1 ishte 0.79 log10 kopje për mililitër në grupin fostemsavir dhe 0.17 log10 kopje në grupin e placebos. Në javën 48, u vërejt një përgjigje e qëndrueshme virologjike, me nivel të ARN-së së HIV-1 më pak se 40 kopje për mililitër, në 54% të pacientëve në grupin me përzgjedhje rastësore dhe 38% të atyre në grupin jo me përzgjedhje rastësore. Rritja mesatare e numrit të qelizave T Cd4 + ishte 139 qeliza për milimetër kub dhe 64 qeliza për milimetër kub, përkatësisht, në të dyja grupet. 7% e pacientëve në grupin e trajtuar me fostemsavir, patën ngjarje anësore që çuan në ndërprerjen e medikamentit.


Nejm 2020. Doi: 10.1056/NEJMoa1902493
https://www.nejm.org/doi/10.1056/NEJMoa1902493


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC