kor152020
Barnat opioide. AIFA: Fentanili dhe tramadoli nuk jepen për përdorim të paautorizuar
Për barnat që përmbajnë fentanil dhe tramadol është vënë re shpesh përdorim i zgjatur dhe një numër i madh sinjalizimesh për reagime të dyshuara anësore pas përdorimit të paautorizuar (migrenë, dhimbje koke, nevralgji, dismenorre, hemorroide, dhimbje dhëmbi), prandaj Agjencia Italiane e Barnave (AIFA) ka tërhequr vëmendjen e profesionistëve të kujdesit shëndetësor ndaj indikacioneve terapeutike të autorizuara të barnave opioide. AIFA sugjeron: "kujdes me indikaconet terapeutike".
Përdorimi i gabuar i barnave opioide në dhimbje të lehta
AIFA sqaron se është bërë një studim i thelluar mbi përdorimin dhe rrezikun e abuzimit dhe varësisë me barnat opioide, duke analizuar raportet e reaksioneve anësore të dyshuara të regjistruara në Rrjetin Kombëtar të Farmakovigjilencës (RNF). Në veçanti, "për produktet medicinale që përmbajnë fentanil dhe tramadol, shpesh është vërejtur përdorimi për periudha të zgjatura dhe një numër i madh i sinjalizimeve për reaksione anësore të dyshuara pas përdorimit për indikacione terapeutike të paautorizuara, siç është trajtimi i gjendjeve të dhimbshme të lehta, si: migrenë, dhimbje koke, nevralgji, dismenorre, hemorroide, dhimbje dhëmbi, etj. Agjencia sqaron se në Itali është vënë re konsum më i lartë i opioideve në disa rajone, ndërsa në të tjerët, veçanërisht në disa rajone të Italisë jugore, është verifikuar se një konsum i tillë është i kufizuar. Mospërputhja në të dhënat e konsumit në nivel lokal sugjeron që në disa rajone, terapia e dhimbjes mund të praktikohet në mënyrë suboptimale". AIFA kujton se, pas një dispozite të fundit, "është vendosur kufizimi i kohëzgjatjes maksimale të terapisë me 30 ditë, për përshkrimet e barnave që përmbajnë principin aktiv "tramadol" vetëm dhe/ose në kombinim".
Tramadoli dhe fentanyli. AIFA: indikacione të sakta
Aifa u kujton mjekëve se tramadoli "indikohet vetëm për trajtimin e dhimbjes mesatare deri në të fortë, si dhe në dhimbjet e shkaktuara nga ndërhyrjet diagnostikuese dhe kirurgjikale" dhe fentanili indikohet "për administrimin e dhimbjeve të forta kronike që kërkojnë administrim të vazhdueshëm të përdorimit afatgjatë të opioideve, ose për trajtimin e dhimbjeve episodike intensive te pacientët tashmë në terapi mirëmbajtjeje me një opioid për dhimbjen kronike nga kanceri (me përjashtim të solucionit me injeksion)".
Pacienti duhet të informohet për përdorimin dhe ruajtjen e opioideve
Në përgjithësi, për të gjitha barnat opioide, "pacientët që marrin një recetë opioide duhet të udhëzohen për përdorimin e duhur dhe rreziqet e abuzimit dhe varësisë". Sigurohuni që ata të kuptojnë rëndësinë e "mbajtjes së këtyre barnave në një vend të sigurt, brenda dhe jashtë shtëpisë, për t'i mbrojtur nga vjedhjet, pasi ato mund të jenë një objektiv për njerëzit që abuzojnë me drogën; kurrë mos i jepni barna opioide askujt tjetër përveç atij që i është përshkruar ky medikament, edhe nëse ai duket se ka të njëjtat simptoma; raportoni te mjeku i tij të gjitha problemet e shëndetit fizik dhe mendor, veçanërisht ato që lidhen me abuzimin e mëparshëm ose të vazhdueshëm me drogën apo alkoolin, si dhe çdo problem personal ose me anëtarët e familjes në varësi; mos i merrni këto barna për të trajtuar dhimbje të tjera, përveç atyre për të cilat ato janë përshkruar". Së fundi, "ata duhet të informohen se barnat opioide përmbajnë një princip aktiv në sasi që mund të jenë fatale për një fëmijë dhe të shkaktojnë probleme të frymëmarrjes që kërcënojnë jetën për këdo që i merr rastësisht".