Farmaci

gus52020

Alzheimeri. Agonisti dopaminergjik efektiv në përmirësimin e funksioneve mendore

Sipas një studimi të publikuar në "Jama Network Open", një trajtim me rotigotinë, një agonist dopaminergjik i përdorur për trajtimin e Parkinsonit, mund të përmirësojë funksionet konjitive shumë të lidhura me lobin frontal dhe me aktivitetet e jetës së përditshme te pacientët me sëmundjen e Alzheimerit, nga të lehtë në të moderuar. Sidoqoftë, medikamenti nuk ka rezultuar të ndikojë një aftësitë e përgjithshme konjitive. "Dëmtimi i transmetimit dopaminergjik mund të kontribuojë në mosfunksionim konjitiv në sëmundjen e Alzheimerit. Duke u nisur nga ky supozim, ne kemi vlerësuar nëse terapia me agonistë dopaminergjikë mund të ndikojë në funksionet njohëse te pacientët me këtë patologji", shpjegon Giacomo Koch (Fondacioni "Santa Lucia" i Romës dhe Universiteti i Ferrarës), autori kryesor i studimit.

Studiuesit rekrutuan 94 pacientë me sëmundje të butë dhe të moderuar të Alzheimerit në Itali dhe i përzgjodhën në mënyrë rastësore për një trajtim me patch transdermal prej 2 mg rotigotinë për një javë, ndjekur nga një patch 4 mg për 23 javë (47 vetë) ose me një patch transdermal me placebo për 24 javë (47 vetë). Endpointi kryesor ishte ndryshimi në krahasim me nivelin fillestar në Alzheimer Disease Assessment Scale-Cognitive Subscale.
Endpointet dytësore konsistonin në ndryshimet nga niveli fillestar në njësitë matëse: Frontal Assessment Battery, Alzheimer Disease Cooperative Study-Activities of Daily Living e Neuropsychiatric Inventory.

Aktiviteti i korteksit prefronal u vlerësua përmes stimulimit magnetik transkranial të kombinuar me elektroencefalografinë. Kështu, rotigotina nuk pati efekte domethënëse në endpointin kryesor, por i tregoi ato në rezultatin e Alzheimer Disease Cooperative Study-Activities of Daily Living dhe në rezultatin e Frontal Assessment Battery.

Për më tepër, analiza neurofiziologjike e rezultateve të elektroencefalografisë tregoi një shtim të aktivitetit kortikal prefrontal në grupin e rotigotinës, por jo në grupin e placebos. Ngjarjet anësore ishin më të zakonshme në grupin e rotigotinës dhe shkaktuan më shumë braktisje të studimit. "Rezultatet tona sugjerojnë që trajtimi me rotigotinë mund të reduktojë simptomat e lidhura me mosfunksionimin konjitiv të lobit frontal dhe kështu, të vonojë dëmtimin e aktiviteteve të jetës së përditshme", përfundojnë autorët.


Jama Network Open 2020. Doi: 10.1001/jamanetworkopen.2020.10372
https://doi.org/10.1001/jamanetworkopen.2020.10372


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC