shk42021
Leucemia mieloide akute. Një bar i ri u zgjat jetën e pacientëve në remision
Antitumorali azacitidinë, i administruar si terapi mbajtëse te pacientët me leucemi mieloide akute (AML) në remision pas kimioterapisë, ka zgjatur remisionin e sëmundjes dhe ka përmirësuar mbijetesën e përgjithshme. Këto janë gjetjet e një studimi të botuar në "New England Journal of Medicine", që ka sjellë aprovimin e azacitidinës orale si terapi mbajtëse për AML-në nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave të SHBA-së, në Shtator 2020.
"Ne mendojmë se azacitidina vepron kryesisht si bar "hipometilues", që largon grupet metilike nga ADN-ja në qeliza. Grupet metilike rregullojnë aktivitetin e gjeneve, zakonisht duke i heshtur gjenet fqinje dhe ne besojmë se heqja e grupeve metilike rikthen aktivitetin e gjeneve shtypëse të tumorit që kundërveprojnë përhapjen e qelizave të kancerit", shpjegon Gail Roboz (Weill Cornell Medicine dhe New York Presbyterian/Weill Cornell Medical Center), i cili udhëhoqi grupin e punës. Trajtimi ka treguar një përfitim aq të madh për pacientët, saqë tashmë është miratuar si pjesë e terapisë standarde. Studiuesit vlerësuan 472 pacientë në 148 qendra mjekësore në të gjithë botën për të parë nëse azacitidina orale si terapi mirëmbajtëse mund të vonojë rikthimin, i cili shpesh ndodh në këtë sëmundje edhe pas remisionit të plotë. Kështu, ekspertët vëzhguan se pacientët që merrnin 300 mg bar për dy javë çdo muaj treguan përmirësime të rëndësishme statistikisht dhe klinikisht në mbijetesën pa rikthim (RFS) dhe në mbijetesën e përgjithshme (OS).
Në fakt, RFS-ja dhe OS-ja mesatare ishin 10.2 dhe 24.7 muaj me azacitidinë orale, krahasuar me vetëm 4.8 dhe 14.8 muaj për pacientët që marrin placebo. Brenda dy viteve nga fillimi i trajtimit të mirëmbajtjes, 50.6% e pacientëve të trajtuar me azacitidinë kishin mbijetuar, krahasuar me 37.1% të pacientëve të trajtuar me placebo. Efektet anësore në grupin e azacitidinës ishin të moderuara e të menaxhueshme dhe përfshinin të vjella, numër të ulët të rruazave të bardha të gjakut dhe infeksione. "Ne jemi veçanërisht të lumtur që bari po tolerohet shumë mirë, në mënyrë që cilësia e jetës të mos cenohet", përfundon Robozi.
NEJM 2021. Doi: 10.1056/NEJMoa2004444
http://doi.org/10.1056/NEJMoa2004444