Farmaci

kor142021

Long-Covid. Përfitime të mundshme nga trajtimi me L-argininë dhe vitaminë C lipozomiale

Sindroma post Covid, e quajtur "Long-Covid", ka shenjat dhe simptomat që lë virusi pas shërimit nga infeksioni: lodhje kronike, frymëmarrje e shkurtër, kollë e thatë, dhimbje koke, vështirësi konjitive. Kohët e fundit, përmbledhja me titull "Vitamina C dhe sëmundjet kardiovaskulare: një përditësim", nga profesor Gaetano Santulli botuar në revistën "Antioxidants", konfirmoi efektet e mundshme pozitive dhe vetitë antioksiduese të vitaminës C në çrregullimet kardiake dhe vaskulare dhe se vitamina C është aleate e përsosur për lidhjen me L-argininën. Ka qenë një deklaratë për shtyp e Damor Farmaceutici, ajo që ka raportuar studimin dhe përvojat e tjera klinike të përdorimit të kombinimit të L-argininës orale me vitaminën C lipozomiale.

 

Vitamina C lipozomiale ka disponueshmëri më të mirë biologjike

Në përmbledhje, Santulli e përshkruan vitaminën C lipozomiale si metodën më të mirë të administrimit të vitaminës C, pasi ajo ka një biodisponueshmëri më të mirë se vitamina C tradicionale, duke shmangur rreziqet që lidhen me administrimin intravenoz. Për më tepër, vitamina C lipozomiale rrit përqendrimin e vitaminës C në gjak, pothuajse duke e dyfishuar përqendrimin e marrë përmes formës tradicionale. Santulli, në konkluzionet e tij, thotë: "Duke qenë se, si Vitamina C, ashtu edhe L-arginina njihen për efektin e tyre në përmirësimin e funksionit endotelial dhe në zvogëlimin e depërtueshmërisë vaskulare gjatë sëmundjeve infektive, mund të supozohet se lidhja e tyre mund të jetë sinergjike në trajtimin e sëmundjeve. Duke qenë se Covid-19 po shkakton endoteliopati, kombinimi i L-argininës orale me vitaminën C lipozomiale mund të jetë efektiv për Covid-19 dhe çrregullime të tjera infektive". Në këtë kuptim, shenjat e para të terapive me implikime pozitive vijnë nga spitale të ndryshme italiane, siç është Spitali Cotugno në Napoli i cili ishte i pari që vlerësoi pozitivisht përdorimin e L-Argininës në pacientët e shtruar në spital me Covid-19. Suplementimi me këtë kombinim, si një shtesë e terapisë së miratuar nga spitali, "ka treguar një rikuperim më të shpejtë të funksionit respirator dhe një negativizim të hershëm të pacientëve", tha Giuseppe Fiorentino, drejtor i repartit të terapisë intensive dhe nën-intensive të spitalit.

 

Eksperimenti klinik

Nga prilli i vitit të kaluar, në Fondacionin Spitalor Gemelli në Romë është aktivizuar një "Spital Ditor Post Covid", ku është vlerësuar pozitivisht përdorimi i L-argininës dhe vitaminës C lipozomiale te pacientët me sindromën post-Covid. Efektiviteti i përdorimit të këtij kombinimi ka çuar në një eksperiment klinik ku vlerësohen parametrat kryesorë post-Covid përmes një serie testesh objektive dhe subjektive. Në veçanti, përveç testit gjashtë minutësh të ecjes (6MVVT), testi i karriges dhe i lodhjes, që vlerësojnë aftësinë për të kryer aktivitete normale ditore ose, anasjelltas, shkallën e kufizimeve funksionale të subjektit, kryhen edhe vlerësime objektive të vlerave të gjakut, të tilla si aktiviteti i monociteve dhe prania e acideve yndyrore për një periudhë prej 30 ditësh. Gjithashtu, në IRCCS-në San Raffaele në Romë, në departamentin e mjekësisë Covid, është vlerësuar pozitivisht përdorimi i L-Argininës dhe vitaminës C lipozomiale te pacientët me sindromën post-Covid dhe, së fundmi, në spitalin Codogno në Lodi, Francesco Tursi, shefi i departamentit të pneumologjisë në spital, duke ndjekur përvojat klinike të përdorimit të L-Argininës te pacientët Covid dhe post-Covid, thekson se "simptomat post-covid kërkojnë një qasje terapeutike të synuar dhe se ai ka vlerësuar pozitivisht edhe në veten e tij kombinimin e L-argininës dhe vitaminës C lipozomiale në sindromën post-Covid".


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC