Farmaci

dhj142021

Long-Covid. Suplementi efektiv në reduktimin e disa simptomave

Sipas një studimi të botuar në Virology, një suplement i përbërë nga vitamina C dhe L-arginine do të ishte në gjendje të reduktonte disa simptoma të long-Covid, përfshirë lodhjen dhe mungesën e frymëmarrjes, duke përmirësuar forcën dhe rezistencën. Hulumtimet e mëparshme, të publikuara në Lancet, kishin treguar se marrja e L-argininës shoqërohej me një reduktim të kohëzgjatjes së qëndrimit në spital dhe nevojën për ventilim të asistuar te pacientët me COVID-19. L-arginina, një aminoacid gjysmë esencial, është në gjendje të mbrojë endotelin e enëve të gjakut, i cili dëmtohet nga koronavirusi i ri.

"Gjithnjë e më shumë studime sugjerojnë se në bazë të manifestimeve sistemike të COVID-it, si në fazën akute, ashtu edhe në atë post-akute, mund të qëndrojë disfunksioni endotelial. Megjithatë, pavarësisht se një numër i madh njerëzish të kuruar nga COVID-i paraqesin simptoma afatgjata, deri më tani asnjë studim klinik nuk ka treguar dobinë e trajtimeve që synojnë të rregullojnë funksionin endotelial", shpjegon Giovanni Fazio, nga spitali Triolo Zancla në Palermo, autori kryesor i studimit të ri. Studiuesit kanë treguar se L-arginina e administruar së bashku me vitaminën C për 30 ditë është në gjendje të përmirësojë situatën e pacientëve me long-Covid, veçanërisht ata të moshës 40-50 vjeç dhe pa sëmundje bashkëshoqëruese. Në praktikë, për shembull, pacientët patën një përmirësim në testin e ecjes gjashtëminutëshe dhe në aftësinë respiratore gjatë lëvizjes, me një përmirësim të ndjeshëm të parametrave funksionalë në testet kardio-pulmonare. Marrja e suplementit nuk përfshin rreziqe të veçanta, nuk janë të njohura efekte të padëshiruara dhe për më tepër, kostot e preparatit janë shumë të ulëta.
"Rezultatet tona sugjerojnë se marrja e L-argininës si suplement oral, mund të përmirësojë cilësinë e jetës së pacientëve me simptoma nga long-Covid. Sipas mendimit tonë, mosfunksionimi endotelial duhet të bëhet një nga objektivat prioritare të terapive të ardhshme për Covid, si në fazën akute, ashtu edhe në atë postakute. Shpresojmë që hulumtimi ynë të nxisë debatin shkencor në këtë drejtim", përfundojnë autorët.

 

Virology 2021. Doi: 10.51737/2766-5003.2021.021
https://doi.org/10.51737/2766-5003.2021.021 


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC