tet182021
Cigaret elektronike. FDA-ja autorizon disa produkte. Ja, se cilat...
Administrata e Ushqimit dhe e Barnave (FDA), agjencia amerikane që monitoron barnat, ka autorizuar për herë të parë produkte për cigare elektronike, duke i dhënë leje R.J. Reynolds për të nxjerrë në treg tre nga lëngjet e saj me aromë duhani. Dhjetë produkte të tjera me aromë nga e njëjta kompani janë refuzuar. "Të dhënat e kompanisë tregojnë se nga produktet e saj me aromë duhani mund të përfitojnë duhanpirës të rritur, që kalojnë te këto produkte, ose plotësisht, ose me një rënie të konsiderueshme të konsumit të cigareve, duke zvogëluar ekspozimin e tyre ndaj kimikateve të dëmshme", shpjegoi FDA-ja.
"Ndonëse nga njëra anë, veprimi i sotëm lejon shitjen e produkteve të duhanit, nga ana tjetër, kjo nuk do të thotë se këto produkte janë të sigurta ose të miratuara nga FDA-ja", tha agjencia federale amerikane. Më tej, ajo ka kujtuar se "të gjitha produktet e duhanit janë të dëmshme dhe krijojnë varësi" dhe se "ata që nuk i përdorin deri tani, nuk duhet të fillojnë t'i përdorin". Në fillim të vitit, FDA-ja kishte ndaluar disa produkte të aromatizuara të përdorura për cigaret elektronike, të tilla si ato me fruta dhe mente, për të frenuar atë që ajo e kishte quajtur një "epidemi të vërtetë mes të rinjve", për shkak të përhapjes në rritje të avulluesve...
Tre produktet e autorizuara, sipas agjencisë amerikane, do të jenë më pak tërheqëse për fëmijët dhe adoleshentët, ndërsa javët e fundit ka njoftuar se ka refuzuar aplikimet për më shumë se një milion cigare elektronike dhe produkte të lidhura me to, kryesisht për shkak të mbajtjes së tyre të mundshme nga adoleshentë të mitur. Vendimi i FDA-së vlen vetëm për pajisjen e rimbushshme të Vuse's Solo Power dhe fishekët e saj të nikotinës me aromë duhani.