Farmaci

pri142023

Depresioni madhor. Terapia elektrokonvulsive, më efektive se ketamina

Gjetjet e një rishikimi të literaturës dhe një metaanalize, të publikuara në "JAMA Psychiatry", sugjerojnë se terapia elektrokonvulsive është më efektive se ketamina për trajtimin e të rriturve me depresion madhor.

"Për ne ishte e nevojshme të bënim një krahasim të efikasitetit të ketaminës dhe atij të terapisë elektrokonvulsive (ECT) te të rriturit me depresion madhor (MDE), pasi kjo temë ende nuk është sqaruar mirë në literaturë", thotë Vikas Menon nga JIPMER, Puducherry (Indi), autori kryesor i studimit.

Studiuesit krahasuan shkallën e përgjigjes ndaj terapisë dhe remisionit, numrin e seancave të nevojshme për çdo pacient dhe efektet negative të të dyja terapive, bazuar në studimet e kryera me përzgjedhje rastësore në gjuhën angleze të publikuara në databazat kryesore online.

Ekspertët grupuan rezultatet pas trajtimit njëjavor si diferencë mesatare e standardizuar (SMD; Hedges' g) për rezultatet e vazhdueshme dhe raportin e rrezikut (RR) për rezultatet kategorike në metaanalizat e efekteve të rastësishme. Rezultatet e efikasitetit ishin vlerësimet e depresionit pas trajtimit në një javë ose më pak, përgjigjet e ndaj trajtimit të përcaktuara nga studimi dhe normat e remisionit në një javë ose më pak, dhe numrin e seancave të nevojshme për secilin pacient.

Përveç rishikimit, u krye një metaanalizë në të cilën u përfshinë pesë studime (grupi i ketaminës 141 pacientë; grupi ECT 137 pacientë). SMD-ja e përgjithshme për vlerësimet e depresionit pas trajtimit ishte -0.39. Për këtë rezultat efikasiteti, në një analizë të ndjeshmërisë së studimeve metodologjikisht më të forta, ECT-ja rezultoi të ishte superiore ndaj ketaminës (SMD, -0.45). ECT-ja ishte gjithashtu superiore ndaj ketaminës edhe në normat e përgjigjes ndaj terapisë të përcaktuara nga studimi. Nuk kishte dallime të rëndësishme midis grupeve për numrin e seancave të nevojshme për përgjigjet ndaj terapisë dhe remision, dhe as për rezultatet konjitive.

"Kufizimet kryesore të punës sonë ishin numri i vogël i studimeve, madhësia e vogël e kampionit dhe rreziku i lartë i biasit në të gjitha kërkimet", përfundojnë autorët.

 

JAMA psychiatry 2023. Doi: 10.1001/jamapsychiatry.2023.0562
http://doi.org/10.1001/jamapsychiatry.2023.0562


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC