Farmaci

qer292023

Kanceri ovarian. Një medikament i ri premtues për rastet e rënda. Studimi

Rezultatet e një studimi ndërkombëtar të koordinuar nga Instituti Europian i Onkologjisë (IEO) në Milano, të publikuar në "Journal of Clinical Oncology", ndezin "një dritë të re shprese për trajtimin e kancerit ovarian në fazë të avancuar dhe rezistent ndaj platinit".

Prova e fazës 2 në të cilën morën pjesë 178 paciente konfirmon se "bari relacorilant, i administruar në rrugë orale para, gjatë dhe pas infuzionit të kimioterapisë nab-paclitaxel, rrit me afërsisht një vit mbijetesën dhe përmirëson kohëzgjatjen e përgjigjes ndaj terapisë në krahasim me trajtimin me nab-paclitaxel si monoterapi, pa shtuar efektet anësore". Komunikon IEO, duke informuar se faza 3 që është edhe hapi i fundit i studimit, parashikon regjistrimin e 360 pacienteve dhe është tashmë duke u zhvilluar në IRCCS në Milano dhe në qendra të ndryshme në nivel ndërkombëtar.

"Përfitimet që pacientet kanë pasur nga terapia e kombinuar janë shumë domethënëse, veçanërisht nëse kemi parasysh se relacorilant është një medikament i sigurt dhe i lehtë për t'u administruar", thotë autorja kryesore e studimit Nicoletta Colombo, drejtore e programit të onkologjisë gjinekologjike në Institutin Europian të Onkologjisë. "Për fat të keq, opsionet e trajtimit për gratë me kancer ovarian rezistent ndaj platinit janë të kufizuara për momentin - nënvizon ajo - por ne jemi në prag të zhvillimit të një mënyre krejtësisht të re për të trajtuar këtë sëmundje të vështirë. Pra, çdo hap drejt qëllimit ka rëndësi. Tani, siç ndodh gjithmonë në kërkimet mjekësore, rezultatet që kemi marrë në fazën 2 duhet të konfirmohen në një grup më të madh pacientesh".


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC