Farmaci

jan92025

Metformina dhe GLP-1 RA reduktojnë sulmet e astmës te diabetikët

Një studim i publikuar së fundi në Jama Internal Medicine, tregon se metformina mund të reduktojë sulmet e astmës te pacientët me diabet të tipit 2 dhe nëse shoqërohet me agonistët e receptorit glp-1 (GLP-1 RA) përfitimet mund të jenë edhe më të mëdha. Këto efekte duket të jetë të pavarura nga kontrolli i glicemisë ose rënia në peshë dhe janë të njëjta në të gjitha fenotipet e astmës.

Vlerat e larta të indeksit të masës trupore (IMT) dhe diabeti i tipit 2 janë të zakonshme te pacientët me astmë dhe shoqërohen me një rrezik në rritje për sulme të astmës. Studimet eksperimentale kanë treguar se barnat antidiabetike, duke përfshirë metforminën dhe agonistët e receptorit të peptid-1 të ngjashëm me glukagonin (GLP-1 RA), reduktojnë inflamacionin e rrugëve të frymëmarrjes. Megjithatë, provat epidemiologjike lidhur me këtë çështje janë ende të kufizuara.

Studimi, i kryer nga disa studiues anglezë kishte si synim të analizonte lidhjen midis metforminës dhe barnave të tjera antidiabetike (GLP-1RA, frenuesit dipeptidil peptidase-4, sulfonilureat, frenuesit e bashkëtransportuesit të natriumit të glukozës tip 2 dhe insulinës). Ata përdorën të dhënat nga Clinical Practice Research Datalink (CPRD) në Britani, ku ishin të specifikuara të dhënat e shtrimit në spital dhe të vdekshmërisë për periudhën 2004-2020, duke aplikuar dy qasje të dallueshme për të përmirësuar qëndrueshmërinë: një seri rastesh të vetë-kontrolluara (SCCS, Self-Controlled Case Series) dhe një grup i përdoruesve të rinj të metforminës me probabilitet të anasjelltë të peshimit të trajtimit (IPTW, Inverse Probability of Treatment Weighting).

Pjesëmarrësit e përzgjedhur ishin përdorues të rinj të metforminës me diabet të tipit 2. Analizat e ndërveprimit u kryen për të vlerësuar lidhjen midis fenotipeve metabolike (IMT, kontrolli i glicemisë) dhe fenotipeve të astmës (inflamacioni i tipit 2, ashpërsia e astmës). Për më tepër, u kryen analiza të kontrollit negativ për të vlerësuar biaset e mundshme.

Ekspozimi primar ishte metformina, ndërsa ato sekondare përfshinin barna të tjera antidiabetike. Rezultati primar ishte përkeqësimi i parë i astmës (cikël i shkurtër i kortikosteroideve orale, shtrimi i paplanifikuar në spital i lidhur me astmën ose vdekja) gjatë 12 muajve të ndjekjes. Raportet e incidencës (IRRs) me 95% intervale biasi (CI) u vlerësuan duke përdorur modele të kushtëzuara me efekte fikse të Poisson në SCCS, dhe raportet e rrezikut (HR) u vlerësuan duke përdorur modele të ponderuara të rreziqeve proporcionale të Cox-it në grup.

Nga mbi 2 milionë të rritur me astmë, 4278 pacientë u identifikuan për SCCS dhe 8424 pacientë për grupin IPTW. Metformina u shoqërua me më pak sulme astme në të dyja metodologjitë (SCCS: IRR, 0.68; 95% CI, 0.62-0.75; IPTW: HR, 0.76; 95% CI, 0.67-0.85). Analizat e kontrollit negativ nuk zbuluan biase të rëndësishme.

Nivelet e hemoglobinës A1c, BMI, numri i eozinofileve në gjak dhe ashpërsia e astmës nuk e ndryshuan lidhjen. I vetmi medikament antidiabetik që tregoi një lidhje shtesë ishte GLP-1 RA (SCCS: IRR, 0,60; 95% CI, 0,49-0,73).

Rezultatet e këtij studimi grupor sugjerojnë se metformina shoqërohet me një shkallë më të ulët të sulmeve të astmës, me reduktime të mëtejshme me përdorimin e GLP-1 RA. Kjo duket të jetë e lidhur me mekanizma të tjerë përveç kontrollit të glicemisë ose humbjes së peshës dhe ndodh në të gjitha fenotipet e astmës.


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC