Fitoterapi

sht32014

Hibiskus, bar i këndshëm për hipertensionin e lehtë dhe të moderuar

Hipertensioni i lehtë dhe i moderuar mund të kontrollohet në mënyrë efektive me fitoterapi, në veçanti me një pije shumë të këndshme siç është Hibiskus. Studimet e fundit kanë treguar se principi aktiv i tij jep një efekt të krahasueshëm me kaptoprilin.

"Rreth 15 milionë italianë vuajnë nga hipertensioni (HT) por vetëm gjysma e tyre janë të vetëdijshëm për këtë" pohon Ministria e Shëndetësisë në një deklaratë në janar 2013, megjithatë pasojat që mund të rezultojnë nga një HT i rëndë nuk janë aspak të papërfillshme dhe shoqërohen me iktus, infarkt miokardi, aneurizëm, arteriopati periferike, dobësim kronik renal, retinopati etj. Flitet për HT kur vlerat sistolike dhe/ose diastolike tejkalojnë 140 (maksimumin) ose 90 (minimumin). Trajtimi i parë parashikon përdorimin e barnave konvencionale. Megjithatë, në rastin e HT së lehtë apo të moderuar është e mundur të merrni rezultate të kënaqshme edhe me disa ekstrakte bimore, sigurisht të tolerueshme më mirë se molekulat sintetike. Kjo është ajo që bëhet e qartë nga të dhënat aktuale në lidhje me Hibiskus (Ibiscus sabdariffa) një kaçube malvacea me origjinë nga Azia e Vogël. Nga sythat e saj merret një princip aktiv i mirë i pasur me antociane, acide organike (malik dhe citrik), flavonoide dhe fibra. Sipas përdorimit tradicional infuzioni përgatitet duke shtuar një lugë sythash në një filxhan me ujë të valuar. Është përcaktuar se konsumi ditor prej 3 filxhanësh në ditë për 4 javë ul, me efikasitet të krahasueshëm me kaptroprilin (ACE sintezë frenuese), presionin e gjakut tek të rriturit me hipertension të lehtë dhe të moderuar. Hipotezohet një mekanizëm kompleks veprimi që përfshin (1) vazodilatacion nga Ca-antagonist, (2) ACE frenues, (3) frenim i cikloksigjenazës dhe (4) frenimi i diferencimit të adipociteve nëpërmjet modulimit të pathways PI3- K/Akt dhe ERK. Aktiviteti i Ca-antagonist kryhet edhe nga një ekstrakt ujor i gjetheve të ullirit (Olea europea) që kur merret në doza ditore prej 1g barazon në efikasitet kaptoprilin tek pacientët me hipertension të lehtë. Në fushën fitogalenike mund të jetë i dobishëm shoqërimi sinergjik i ekstrakteve të ndryshme për zgjidhjen e të njëjtës situate patologjike. Pra ekstraktet e Hibiskus dhe Ullirit mund të shoqërohen me bimë të tjera me veprim qetësues qëndror (Pasiflora, Melisa) ose rregullues të aktivitetit kardiak (Biancospino, Cardiaca) ose anti-inflamator dhe antiarteriosklerotik (Boswellia, Ginkgo biloba, Hudhër). Megjithatë është e rëndësishme të mbani mend se vetë-mjekimi duhet gjithmonë të shmanget sepse vetëm mjeku specialist është në gjendje të vendosë nëse terapia farmakologjike mund të integrohet me dobi ose të zëvendësohet nga fitoterapia.

Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC