tet82014
Vera e kuqe: një fitoterapeutik i lashtë
Vera përfaqëson një ekstrakt të vërtetë fitoterapeutik për shkak të përmbajtjes së lartë të polifenoleve të mira për shëndetin. Niveli i alkoolit ndihmon në ruajtjen e stabilitetit të përbërësve në një përzierje dhe nxit përthithjen në nivel intestinal.Vera e kuqe nxirret nga fermentimi i lëngut të rrushit Vitis vinifera, prezent në lëkurë dhe fara. Provat e para historike në lidhje me prodhimin e verës janë gjetur në Lindjen e Mesme që datojnë 5.400-5.000 vite para Krishtit. Kohët e fundit, falë studimeve të shumta epidemiologjike në shkallë të gjerë, janë evidentuar efektet salutare të verës. Ajo nuk është vetëm një pije që shoqëron vaktet tona dhe ritualet tona sociale; por duhet të konsiderohet si një ekstrakt i vërtetë hidroalkolik i pasur në polifenole (PFV). Sasia e PFV e përfshirë në një gotë verë të kuqe është mesatarisht 100-200 mg, krahasuar me 25-50 mg tek vera e bardhë. Nga pikëpamja fitokimike, PFV mund të ndahet në dy klasa kryesore. Klasa e parë përfaqësohet nga flavonoidet ose nga flavan-3-oil (katekina, epikatekina dhe procianidina), nga antocianina dhe flavonole (quercetina). Klasa e dytë përbëhet nga përbërjet jo-flavonoide ose nga acidi benzoik dhe hidroksicianimikët dhe nga stilbene (resveratrol). PFV shfaqin aktivitet antioksidant dhe anti-inflamator si përmes një scavanger kundër radikaleve të lirë dhe në mënyrë indirekte duke ndërhyrë në gjene specifike të përfshira në proçeset inflamatore. Këto veti përkthehen në një veprim mbrojtës ndaj disa organeve të brëndshme, aparatin kardiovaskular dhe zorrës së trashë në vendin e parë. Për më tepër, falë aftësisë së tyre për të modifikuar aktivitetin e enzimeve, për të bllokuar receptorët e hormoneve të caktuara dhe për të ulur efektet e mutagjenëve, PFV janë gjithashtu antikancerogjenë premtues. Ato mbrojnë muret e enëve vaskulare, reduktojnë grumbullimin e trombociteve dhe ulin kolesterolin LDL. Një çështje e diskutuar në nivel shkencor është sa negativisht mund të ndikojë alkooli në këtë kontekst. Në fakt, përqendrimet e larta të etanolit nxitin oksidimin dhe reagime inflamatore. Këto ngjarje mund të kontribuojnë në çrregullime të lëvizshmërisë intestinale, duke shkaktuar dëme serioze në mukozën e mëlçisë si dhe shkaktojnë zhvillimin e kancerit të zorrës së trashë dhe rektumit. Megjithatë dhe për alkoolin e verës ekziston një raport rrezik/dobi. Ato veprojnë si agjent solubilizues dhe nismëtar për thithjen e PFV që gjenden në natyrë në formë të dobët biodisponueshme (glikosidike). Alkooli i lejon ato të kalojnë shpejt membranën enterike duke i mbrojtur nga vetë metabolizimi i bërë nga mikroflora intestinale. Duket pra se një përdorim i moderuar i verës së kuqe (2 gota në ditë) është mënyra më e mirë për të asimiluar PFV e rrushit dhe për të siguruar përfitimet e tyre.