Fitoterapi

tet152014

Sindromi premenstrual: Agnokasti në ndihmë të femrave

Agnokasti është një shkurre aromatike e përdorur gjerësisht në antikitet si anafrodiziak, por vetëm kohët e fundit janë bërë të ditura potencialet e vërteta terapeutike.

Ekstrakti hidroalkolik (60% v /v) i nxjerrë nga frutat e pjekura, mund të lehtësojë simptomat që lidhen me sindromin premenstrual (SPM). Për më tepër duket të jetë i dobishëm edhe kundër disa çrregullimeve të lidhura me ciklin riprodhues të femrës të tilla si vështirësi në laktacion, fertiliteti i ulët, endometrioza dhe menopauza. Ka dëshmi se simptomat e sindromit premenstrual janë të lidhura me hiperprolaktineminë latente (LHP), ose me rritjen e prolaktinës që ndodh në fazën premenstruale apo si një përgjigje ndaj stresit.Rritja e niveleve të prolaktinës mund të pengojë zhvillimin e korpus luteum, kështu tërthorazi edhe sekretimin e progesteronit në fazën luteale të ciklit menstrual. LHP lidhej me mastalgjinë premenstruale, me cistet beninje të gjirit dhe sterilitetin. Ekstrakti i agnokastit ndikon nëpërmjet aktivitetit dopaminergjik përmes lidhjes me receptorët D-2 të dopaminës, me rezultat ndalimin e prolaktinës. Agnokasti është gjithashtu në gjendje të rrisë në formë dozë-varur sekretimin e melatoninës, duke mundësuar një avantazh kundër çrregullimeve të gjumit të lidhura me ciklin riprodhues të femrës. Ndërkohë ka të dhëna kontradiktore në lidhje me ndërveprimin e mundshëm me receptorët për estrogjenin dhe opioidet. Nga pikëpamja fitokimike, agnokasti përmban diterpene, një vaj esencial, flavonoide (viteksinë, viticinë), disa glikozide iridoidë (aukubinë, agnuside) dhe alkaloidin viticinë. Veprimi farmakologjik duket të jetë rezultati i një sinergjie mes elementeve të ndryshme të fitokompleksit në nivel receptor. Kjo edhe për faktin se ekstrakti jo vetëm rrit nivelet e progesteronit, por duket dhe në gjendje ti  balancojë ato. Në farmaci është e mundur të përgatiten kapsula agnokasti, duke përdorur ekstraktin e thatë që gjendet në treg, nga titullimi në 0,5 % agnuside. Është e këshillueshme të merret ekstrakti i agnokastit në një dozë të vetme (20-40 mg) në mëngjes kur sapo zgjohemi dhe ndoshta më efektiv në qoftë se merret vetëm gjatë fazës luteinike. Nuk ka të dhëna toksikologjike, as raste ndërveprimesh me barna të tjera; megjithatë për shkak të efektit dopaminergjik dhe hormonal të agnokastit, nuk mund të përjashtohen ndërveprimet me barnat dopaminergjike dhe estrogjenike.

Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC