Fitoterapi

pri72022

Vajrat esenciale të rigonit. Efekte citotoksike kundër parazitëve

Bimët e rigonit rriten në ambient të hapur dhe duhet t'iu rezistojnë infeksioneve dhe kushteve të vështira mjedisore që lindin gjatë rritjes. Procesi i mbrojtjes bazohet në prodhimin e substancave që u japin bimëve aromën tipike, ngjyrën, por edhe toksicitetin. Vajrat esenciale janë në fakt një përzierje molekulash dhe përfaqësojnë një depo të mundshme farmaceutike.

 

Vaji esencial ka veprim biologjik

Origanum vulgare, me origjinë nga bregdeti i Mesdheut, Afrika Veriore dhe Azia Perëndimore, është një barishte shumëvjeçare që i përket familjes Lamiaceae, përdoret për aromatizimin e ushqimeve, por edhe në formën e infuzioneve në mjekimet tradicionale për problemet e frymëmarrjes e të tretjes dhe për problemet artikulare. Sot është demonstruar se vaji esencial ka një veprim të caktuar biologjik. Në një përqendrim prej 60 μg/ml mund të frenojë me 60% shkallën e invazionit të Cryptosporidium parvum në qelizat e adenokarcinomës së zorrës së trashë të njeriut; mund të pengojë gjithashtu rritjen e Aeromonas hydrophila, Brevibacterium Linens, Clostridium sporogenes, Leuconostoc cremoris dhe Pseudomonas aeruginosa; mund të ulë aktivitetin e qelizave kancerogjene të mëlçisë në një mënyrë të varur nga doza. Për më tepër, vaji esencial shfaq veprimtari të shkëlqyer antiinflamatore dhe antioksiduese dhe mund të luajë rol në kontrollin e sëmundjeve kardiovaskulare dhe sindromës metabolike.

 

Duhen shqyrtuar efektet kundër toksoplazmës

Nga rezultatet e një studimi të kohëve të fundit, studiuesit zbuluan se vaji esencial i rigonit dhe karvakroli (përbërësi i tij kryesor) kanë një citotoksicitet mjaft të lartë. Karvakroli është më toksik se vaji esencial në qelizat e adenokarcinomës së zorrës së trashë të njeriut. Karvakroli tregoi një rezultat më të mirë se vaji esencial në të njëjtin përqendrim, si dhe ka një efekt të dukshëm kundër shumë lloje insektesh, si: Aedes albopictus, Culex quinquefasciatus, Ixodes scapularis, Rhipicephalus appendiculatus etj. Citotoksiciteti i vajit esencial është i lidhur me metodën e ekstraktimit. Kjo është më e lartë në ekstraktin metanolik. Studimi zbulon se si vaji esencial, ashtu edhe karvakroli kanë një efekt të dukshëm anti-toksoplazmatik, ndoshta për shkak të ndryshimit të formës së takizoitëve, një fazë e ciklit jetësor të Toxoplasma gondii, duke kufizuar kështu aftësinë për të lëvizur dhe duke ndikuar në aftësinë për pushtim. Në të njëjtën kohë, karvakroli mund të ketë funksione të tjera biologjike që mund të pengojnë përhapjen e T. gondii. Megjithatë, objektivi molekular dhe mekanizmi i veprimit të vajit esencial në T. gondii janë ende të paqarta dhe kërkojnë studime të mëtejshme. Kjo hap perspektiva të reja për sigurinë ushqimore dhe atë të trajtimeve.

 

Fabio Milardo
Erborist


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC