Fitoterapi

shk182015

Kafeja dhe efektet farmakologjike të saj

Në Portugali i hedhin limon, në Gjermani e përziejnë me akullore dhe çokollatë, ndërsa në Austri me vezë dhe mjaltë. Është fjala për pijen që prej shekujsh na shoqëron në përditshmërinë tonë me shijen dhe aromën e saj ekzotike, kafen. Vlerësohet se një adult konsumon mesatarisht 1.3 kg kafe në vit. Kështu që për shumë njerëz është një përdorim kronik me pasoja që vijnë pikërisht prej saj. Por cilat janë ato? A është e vërtetë që kafeja rrit tensionin dhe mund të ndikojë negativisht në aktivitetin kardiak? Nga pikëpamja fito-kimike, kafeja është një ekstrakt i lëngshëm i përftuar nga farat e pjekura dhe të bluara të Coffea Arabica dhe/ose Robusta. Në përmbajtjen e saj ka më shumë se 1000 komponime, ndër të cilat spikat kafeina e njohur, molekulë me aktivitetit stimulues dhe bronkodilator. Vlerësohet se një filxhan kafeje përmban mesatarisht 80 mg në krahasim me 5 mg në kafenë dekafeinato. Kafeina është përgjegjëse për një rritje të përkohshme të tensionit të gjakut, megjithatë, është treguar se kafeja e marrë çdo ditë (4-5 gota) mund të ketë efekte pozitive si mbi presionin ashtu edhe mbi zemrën, me një reduktim të ndjeshëm të riskut të vdekshmërisë. Përveç kafeinës të pranishme janë edhe alkoolet diterpenike (duke rritur LDL dhe trigliceridet në gjak), acidi klorogjenik, përgjegjës për efektet pozitive në metabolizmin e glukozës (ul rrezikun e diabetit të tipit 2). Ky efekt, i kombinuar me atë termogjenik të kafeinës është përgjegjës edhe për efektin "normalizues" të peshës trupore. Efektet negative të kolesterolit i atribuohen vetëm kafesë së pafiltruar, marrja e së cilës duket se shkakton edhe rritjen hematike të homocisteinës. Vëmendje i tërhiqet veçanërisht grave në menopauzë sepse kafeja mund të shtojë largimin e kalciumit me urinën dhe si pasojë të përkeqësojë osteoporozën. Kjo pengesë megjithatë mund të shmanget duke shtuar disa lugë qumësht për çdo filxhan kafe të pirë. Së fundi, kafeja ka edhe veprim tonik në sistemin nervor që mund të jetë e dobishme për disa persona, por te të tjerë mund të krijojë efekte të pakëndshme anësore të tilla si nervozizëm, dhimbje koke, ankth, etj. Së fundi, mos harroni se kafeina mund të rrisë efektet negative të disa barnave si fluvoxamina, kloxapina, mexiletina meqë ndan me to të njëjtin vend metabolizmi mikrosomal (CYP450 1A2).


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC