Fitoterapi

mar112015

Mjalti dhe cilësitë e tij natyrale mjekësore

Mjalti përmban 40% fruktozë, 30% glukozë, 5% sakarozë dhe 20% ujë. Gjithashtu përmban aminoacide të ndryshme, anti-oksidantë, vitamina, minerale, glukozë oksidazë, të cilat prodhojnë peroksid hidrogjeni dhe acid glukonik. Mjalti ka aktivitet anti-inflamator, antifungal dhe antibakterial në sajë të veprimit kompleks të ushtruar nga peroksidi i hidrogjenit, nga metylglyoxal dhe nga defensin-1. Cilësitë kurative të mjaltit janë përshkruar shekuj më parë në Bibël, Kuran dhe Teurat. Por dokumentimi i parë daton në epokën faraonike (2000 vjet para Krishtit). Egjiptianët e përdornin për të shëruar plagët e infektuara, prodhonin me të kremra bukurie dhe balsamosnin të vdekurit.

Zhvilllimi i industrisë farmaceutike e ka larguar disi mjaltin duke i dhënë rolin e suplementit ushqimor dhe vetëm së fundi i është rikthyer vëmendja si mjekim natyral për shkak të përhapjes së shtameve bakteriale multi-rezistente ndaj antibiotikëve.

Mjalti është në gjendje të absorbojë eksudate nga plaga dhe të favorizojë shërimin nëpërmjet një rritjeje të përqendrimit të ri-epitelizimit. Gjithashtu ka aftësinë të stimulojë formimin e indeve të granulimit dhe sintezën e kolagjenit duke reduktuar edemën dhe inflamacionin. Nga një meta-analizë e fundit e "Cochrane" doli se mjalti mund të jetë superior në efikasitet në krahasim me disa produkte tradicionale mjekuese edhe pse të dhënat duhet të verifikohen në një grup më të gjerë njerëzish.

Vetë "Cochrane" konfirmon se mjalti në sajë të veprimit mbi mukozat dhe aktivitetit të vërtetuar antibakterial, mund të jetë një kurë e çmuar për kollën edhe te fëmijët, me efikasitet të barabartë ose më të madh se disa barna sintetike. Aktiviteti baktericid i mjaltit mund të jetë i ndryshëm në varësi të varietetit të përdorur dhe specieve bakteriale që duhet të trajtohen. Prandaj është i domosdoshëm të përvijohet spektri i saktë i aktivitetit antibakterial për të vendosur mbi llojin e mjaltit të përdorur. Aktualisht llojet që janë miratuar për aplikime klinike janë janë vetëm Manuka dhe Revamil. Mjalti i Manukës prodhohet nga bima Leptospermum scoparium në Zelandën e Re dhe Australi dhe është testuar gjerësisht në mbarë botën.


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC