Kemi hyrë në sezonin e pranverës dhe në mesin e shumë specieve të egra që çelin në këtë periudhë, disa bimë janë të ngrënshme. Luleradhiqja, hithra, asparagusi apo angjinarja janë përshtatur nga njerëzit dhe i përdorim shpesh në tavolinat tona.
Nuk është rastësi që të gjitha këto bimë të pajisura me cilësi purifikuese, natyra na i ofron pikërisht në pranverë. Kjo është një stinë shumë e rëndësishme për qeniet e gjalla. Kinezët e konsiderojnë si fazën ku energjia e universit i kthehet Tokës për t'u rigjeneruar. Për ta, ky rigjenerim reflektohet kryesisht në mëlçi që mishëron elementin dru sipas sekuencës së pesë elementeve kozmologjike.
Mëlçia bashkë me veshkat dhe lëkurën janë organet pastruese të organizmit, nëpërmjet të cilave gjaku "purifikohet" prej substancave të dëmshme që marrim nga jashtë. Pra, në pranverë mund të jetë i dobishëm stimulimi në mënyrë fiziologjike i drenimit të tyre. Angjinarja e sipërpërmendur është një shembull, ajo ndihmon në tretjen e ushqimit dhe pastrimin e mëlçisë. Përmban disa principe të hidhura (cinarinën dhe cinaropicrinën) që stimulojnë sekretimin gastrik dhe polifenolet e ndryshme, mes të cilave flavonoidet dhe derivatet e acidit kafeik. Për të shfrytëzuar më mirë këtë efekt duhet të përdoret ekstrakti i lëngshëm që përmbajnë gjethet. Këshillohet që të mos përdoret angjinarja nëse vuani nga ulçera gastrike apo gurët në tëmth.
Angjinarja por edhe carangthi përveç efektit pastrues, ushtrojnë një aktivitet hepatoprotektiv dhe antioksidues të cilat shfrytëzohen edhe në nivel klinik. Ky efekt vjen nga një sërë komponim flavolignaike të quajtur silymarin e cila është në gjendje të pengojnë radikalet e lira të prodhuara nga metabolizmi i substancave toksike të tilla si etanoli, acetaminofeni, dhe tetrakloruri i karbonit.
Dihet se radikalet e lira dëmtojnë membranën qelizore dhe të shkaktojnë lipoperoksidim. Silymarin dhe në veçanti silybina, shtojnë prodhimin e glutationit, duke kontribuar në mbrojtjen antioksiduese të mëlçisë. Është treguar gjithashtu se silymarina rrit sintezën e proteinike në qelizat e mëlçisë duke stimuluar aktivitetin e ARN polimerazë I, që sugjeron edhe një efekt të mundshëm antifibrotik.