Fitoterapi

qer42015

Murrizi dhe Leonorus cardiaca, bimë të dobishme për sistemin kardiovaskular

Në këtë periudhë çel murrizi. Tradicionalisht lulet e tij përdoreshin kundër takikardisë të asociuar me ankthin. Në të vërtetë të gjitha pjesët e kësaj bime janë aktive në aparatin kardiovaskular

Shumë vite më parë në fushat kalabreze bashkë me tezen time Viktoria, njohëse e mirë e bimëve të egra dhe barërave, u ndeshëm me një pemë të vogël me lule të bardha e të bukura dhe e pyeta nëse e njihte. Mu përgjigj se bëhej fjalë për lule murrizi (Crataegus oxyacantha) dhe se kishte sasi të mëdha të saj në qilarin e shtëpisë. I përdorte për ankthin dhe takikardinë prej të cilave vuante shpesh. Në të vërtetë studime të fundit kanë vënë në dukje se murrizi është një bimë e dobishme si për zemrën edhe për aparatin kardiovaskular. Falë veprimit të ushtruar nga oligomeret procianidicë (OPC), murrizi redukton stresin  oksidativ të miokardit dhe rrit fluksin e koronareve duke përmirësuar furnizimin me oksigjen të muskulit kardiak. Ekstraktet e murrizit kanë edhe një efekt pozitiv inotropik, si në amplitudën edhe në tkurrjen e miociteve dhe një efekt të përgjithshëm antiaritmik e antihipertensiv.
Kundër-indikimi i vetëm është ai për insufiçencën kardiake (I dhe II klasa Nyha) prandaj për këtë qëllim përdoren ekstrakte të thara të bimës, të quajtura Opc (merren të paktën 900 mg në ditë). Megjithatë, sipas eksperiencës sime personale mund të konfirmoj se disa filxhanë çaj me lule murrizi në ditë mund të qetësojnë në mënyrë efikase takikardinë e shkaktuar nga ankthi  dhe të ndihmojnë gjumin. Ndonëse për këtë shkenca nuk ka dhënë ende një shpjegim të besueshëm.
Një tjetër bimë e traditës sonë bimore me një veprim shumë të ngjashëm me lulen e murrizit, është edhe la Leonorus cardiaca. Ka qenë shumë e njohur gjatë Mesjetës kur njerëzit përdornin çajin e gjetheve për të kuruar takiaritminë, çrregullimet kardiake, distonitë neurovegjetative dhe hipertensionin. Së fundi është ndaluar nga Farmakopea Evropiane për shkak të efekteve toksike të shkaktuara nga disa përbërës të saj (diterpene dhe jonet K+). E privuar nga përbërësit e padëshiruar Leonorus shfaq një aktivitet interesant antiaritmik, antianginal dhe qetësues.

Nga: Angelo Siviero ekspert në fitoterapi  dhe përzierjet galenike, Padova

 


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC