Fitoterapi

jan212016

Synsepalum dulcificum, mana që shndërron shijet

Cili është makthi më i keq për një diabetik? Të mos hajë ushqime të ëmbla natyrisht dhe të mos e mbingarkojë organizmin me ushqime me indeks të lartë glicemik. Merreni me mend sa e trishtë është kur heq dorë nga feta klasike e tortës dhe ëmbëlsirat në përgjithësi gjatë ditëlindjeve apo festave të tjera. Në Japoni diabetikët mund të gjejnë sodisfaksionin e  duhur duke iu drejtuar disa pastiçerive që janë të specializuara në përgatitjen e ëmbëlsirave të çdo lloji pa përdorur asnjë gram sheqer.
Por në ndryshim nga ëmbëlsirat e zakonshme për diabetikët, që përmbajnë ëmbëlsues si aspartami apo sakarina, ato të përgatitura në Japoni kanë shijen natyrale të ingredientëve të tyre.

Cili është sekreti? Para se të shijojnë këto ushqime, klientëve iu kërkohet të përtypin një manë të kuqe. Nga ai moment e në vazhdim gjuha do të lajmërojë shijen e ëmbël ndaj asaj që më parë perceptohej si e thartë dhe e hidhur. Një truk prestigjatori? Aspak, në fakt është efekti "gënjyes" i receptorëve të shijes i shkaktuar nga një glikoproteinë e quajtur mirakolina. Molekula në fjalë është inaktive në pH neutral, por aktivizohet në pH acidik me një mekanizëm që mbetet ende për t'u qartësuar, por që është në gjendje që të hiperstimulojë  receptorët për shijen e ëmbël. Efekti zgjat rreth një orë ose dy, më pas receptorët e shijes kthehen në normalitet.
Por kujdes: pavarësisht se perceptimi i shijes ndryshon, mirakolina nuk modifikon në asnjë mënyrë strukturat kimike të ushqimit të konsumuar. Për këtë arsye ekziston risku që të merrni ushqime me sasi të mëdha acidike, që mund të shkaktojnë probleme në mukoza, pa e vënë re.

Këto mana që përmbajnë mirakolinën janë frytet e Synsepalum dulcificum, një shkurre gjithnjë e gjelbër me origjinë nga Afrika perëndimore që me rritjen spontane mund të arrijë 6 m lartësi.
Në Japoni mana çudibërëse gjendet në treg dhe është shumë e kërkuar mbi të gjitha për impaktin e saj në shëndet. Kjo në fakt nuk ndikon në lëshimin e insulinës nga ana e pankreasit dhe prandaj mund të merret në siguri të plotë nga subjekte diabetike. Pavarësisht kësaj, në Evropë mirakolina është pothuajse e panjohur dhe në Shtetet e Bashkuara madje është e ndaluar. Pengesa për shpërndarjen e saj vjen edhe nga vështirësia e nxjerrjes dhe purifikimit që e bëjnë çmimin përfundimtar relativisht të lartë.


Angelo Siviero - farmacist ekspert në fitoterapi dhe galenikë


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC