Fitoterapi

mar42016

Bima haluçinogjene që shëron varësinë nga drogat

Në shumë realitete tribale momenti i kalimit nga fëmijëria në moshën e rritur festohet me një ritual të vërtetë. Në veçanti në disa zona të Afrikës qendrore, ceremoni të tilla kërkojnë që personi të konsumojë rrënjën e një bime me fuqi haluçinogjene. Kjo bimë shumëvjeçare quhet Tabernanthe Iboga dhe në një dialekt afrikan Eboka që do të thotë "druri i mrekullive". Personat duhet të përtypin rrënjën e grirë të saj për disa orë pa e pështyrë apo e vjellë bollusin e hidhur, ndërkohë që asistohen nga njerëz të afërt të cilët vijojnë me ceremoninë duke i larë në një lumë të thellë dhe në fund duke i ulur përballë një pasqyre. Prindërit ulen pas tyre për t'i qetësuar dhe dëgjojnë të heshtur pasthirrmat e të rinjve ndërsa Iboga zhvillon efektin e tij. Pasi mbarimit të ritualit të rinjtë tregonin se kishin përjetuar eksperienca vizive në të cilat shihnin evente të jetës së tyre, "vizione shamanike" që i ndihmonin të tejkalonin frikërat dhe emocionet negative.

Molekula përgjegjëse për efekte të tilla është një alkaloid i quajtur ibogaina. Në fillim të viteve '60 u zbulua rastësisht se administrimi i kësaj molekule mund të sjellë një ndërprerje të varësisë së heroinës, pa shkaktuar kriza të abstinencës. Pavarësisht se efektet e saj halucinogjene e kanë bërë të paligjshme në disa vende, përdorimi klinik edhe "informal" i ibogainës po shtohet në të gjithë botën pikërisht për të trajtuar varësinë nga drogat, së pari të heroinës dhe kokainës.

Pasi merret ajo konvertohet pjesërisht nga citokromet hepatike Cyp2d6 në metabolitin aktiv noribogaina, i cili shfaq afinitet me receptorin N-metil-D-aspartate (NMDA) dhe receptorët k- e u-opioid dhe sigma-2.
Gjithashtu ibogaina ka treguar se ndërvepron me sistemet e acetilkolinës, serotoninës dhe dopaminës duke ndryshuar lëshimin e neurotransmetuesve. Ibogaina megjithatë nuk është një molekulë pa efekte anësore. Sepse në fakt gjeneron takiaritmi dhe një zgjatje të intervalit Qt, potencialisht fatal kryesisht te personat me vështirësi kardiake pre-ekzistuese. Në pritje që kërkimi shkencor të përkufizojë në detaje aspektet farmakologjike dhe toksikologjike të ibogainës, rëndësia kulturore dhe fetare e bimës Tabernanthe Iboga nuk vihet në diskutim. E konisderuar nga besimi Bwiti si pema e njohurive për të cilën flet Bibla, në 6 qershor 2000 është shpallur si thesar kombëtar nga qeveria e Republikës së Gabonit. 


 

Angelo Siviero
Farmacist ekspert në fitoterapi dhe galenikë
sivieroangelo1@gmail.com


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC