kor182017
Dapsone në xhel: galenika e akneve
Të shumta janë kurat e përdorura për të luftuar aknet: nga specialitetet mjekësore te kozmeceutika, por një kënd i privilegjuar e ruan akoma përgatitjen galenike, mbi të gjitha kur principi aktiv i përzgjedhur për terapinë është Dapsone.
Dapsone është një bakterostatik që paraqet një mekanizëm veprimi të ngjashëm me atë të sulfonamideve. Molekula inhibon në mënyrë konkurruese enzimën acido-dehidrofolike të sintazës, duke bllokuar sintezën e bazave purinike dhe kështu të ADN-së bakteriale. Ky mekanizëm godet ekskluzivisht qelizat bakteriale, pasi acidi folik në trupin e njeriut merret kryesisht nëpërmjet dietës.
Bari është akoma dhe sot ndër zgjedhjet e para për të trajtuar rastet e lebrës (Mycobacterium leprae); por nëse përdorimi si anti-lebër është (për fat) i dorës së dytë në vendet perëndimore, dapsone po tërheq ndjeshëm interesin në terapinë kundër akne vulgaris.
Në këtë terapi shmanget konsumi në rrugë orale për shkak të efekteve të mundshme hemolitike që shfaqen në pacientë me deficit të glukozës 6-fosfat dehidrogjenazës apo kur kalohet dozimi ditor prej 200 mg. Një fushë e mundshme aplikimi e terapisë orale mbetet trajtimi vetëm i dermatitit herpetiform.
Ndërsa plikimi lokal po has interes të konsiderueshëm në komunitetin shkencor për sa i përket absorbimit të reduktuar sistemik të principit aktiv që shmang efektet anësore hematologjike.
Përqendrimet e përdorura në studimet shkencore variojnë nga 5 deri në 7.5% me aplikime që përsëriten një ose dy herë në ditë sipas dozimit.
Terapia me xhel me bazë Dapsone arrin të reduktojë me mbi 50% numrin total të lezioneve akneike dhe inflamatore kështu si numërimi i comedones, pa efekte të veçanta anësore. Këto të dhëna sugjerojnë dhe përdorimin e mundshëm të dapsone xhel si terapi kronike dhe si shoqëruese e trajtimit në kombinim akut me antibiotikë sistemikë.
Kohët e fundit FDA ka aprovuar një xhel me 7.5% dapsone, formula precize sigurisht zotëron mbulim të licencuar, por nga ana galenike mund të përgatitet xheli vijues:
Dapsone Xhel:
Materiale: peshore, 2 beker, shufër qelqi, pjatë ngrohëse, matës pH
dapsone 5g
Carbomer 940 1g
Dietilenglikol monoetileter 10g
Hidroksid Natirumi 10% aq sa duhet për pH 6,5
Metil-p-hidroksibenzoat 0.07g
Propil-p-hidroksibenzoat 0.03g
Ujë i ruajtur aq sa duhet për 100 ml
Në një beker vlojmë 50 ml ujë dhe tresim përzierjen e parabeneve. Pas ftohjes shtojmë carbomer duke e përzier në ujin e ruajtur më parë, e lëmë të tretet (edhe për 24 orë) deri sa të përftojmë një dispersion opaleshent uniform.
Në bekerin e dytë tresim dapsone në dietilenglikol monetileter dhe shtojmë dispersionin e carbomer duke e përzier lehtë në mënyrë konstante për të shmangur inkorporimin e ajrit. Në rast se ndodh, lihet të pushojë për disa orë.
Së fundmi, shtojmë duke e përzier në mënyrë konstante solucionin e hidroksidit të natriumit 10% duke e kontrolluar me matësin e pH derisa të arrijë pH e parashikuar 6.5.
Përshkrimi do të përcaktohet sipas normave të recetave të përsëritura.
Luca Guizzon
Farmacist ekspert në fitoterapi
Clin Pharmacokinet.2007;46(8):697-712.
J Drugs Dermatol.2016 Oct 1;15(10):1250-1259.
J Drugs Dermatol.2016 Feb;15(2):191-5.
Am J Clin Dermatol.2017 Feb;18(1):139-145. doi: 10.1007/s40257-016-0242-0.
J Drugs Dermatol.2016 Feb;15(2):197-204.