Fitoterapi

tet92017

Një integrator i ri lufton avancimin e kancerit të prostatës

Brokoli, shafrani, çaji jeshil dhe shega, të kombinuara së bashku mund të ndihmojnë në luftën kundër kancerit të prostatës. Në këtë përfundim ka dalë një studim i realizuar nga kërkuesit e Cambridge University Hospital dhe i prezantuar në Milano, në konferencën për shtyp me lançimin e një integratori të ri, Pomi-T, i cili ndihmon në parandalimin e tumorit të prostatës. Ekipin e kërkimit e ka koordinuar prof. Robert Thomas nga Garsopharma. Thomas gjatë konferencës për shtyp ka nënvizuar rolin thelbësor të polifenoleve dhe cilësive të tyre kuruese e parandaluese të ardhura nga aktiviteti antioksidant dhe fitoestrogjenik.

Studimi i cili ka zgjatur 6 muaj ka përfshirë 203 meshkuj të rritur, të gjithë me kancer në prostatë. Pacientët u ndanë në dy grupe: njëri i trajtuar me ekstrakte të shegës, shafranit, çajit jeshil dhe brokolit, tjetri i trajtuar me placebo. Të gjithë merrnin një kapsulë në ditë me përbërësit e sipërpërmendur. Pas 6 muajsh kërkuesit zbuluan se nivelet e PSA ishin nën 63% në grupin e atyre që merrnin kapsula të cilat përmbanin esenca të shegës, shafranit, çajit jeshil dhe brokolit në krahasim me grupin placebo. Një rezultat klinikisht domethënës, përfundojnë autorët, të cilët nënvizojnë se janë të nevojshme studime të mëtejshme për të thelluar efektin e kapsulave.

 

Prostate Cancer and Prostatic Disease (2014), 1-7


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC