Fitoterapi

dhj282017

Xhinxheri, jo gjithmonë i dobishëm... Kur duhet dhe kur nuk duhet përdorur

Xhinxheri (apo xhenxhefili), emri shkencor i të cilit është Zingiber officinale Roscoe, është një bimë që vjen nga Lindja e Largët, por që është shpërndarë në Europë, që nga epoka helenistike. Sot, shumë e vlerësuar për të aromatizuar ushqime të kripura e të ëmbla, ai ka veti shëndetësore, mekanizmat e të cilave janë hulumtuar në shumë studime. Ajo çka përgjithësisht përdoret prej saj është rizoma, rrënja që ka një lëvore të hollë, e cila nuk është e nevojshme të hiqet. Në treg, rrënja e xhinxherit gjendet në formë pluhuri, por edhe e freskët. Në këtë rastin e fundit, ajo ruhet në frigorifer për disa ditë, pasi është grirë hollë me një thikë, shpëlarë dhe fshirë.
Ajo mund të grihet dhe t'u shtohet pjatancave ose të pritet në feta të holla, për t'u konsumuar ashtu siç është, ose për t'u tharë. Aroma e saj tipike është e ëmbël në të hidhur dhe paksa djegëse. Është pikërisht kjo veti shumëshqisore karakteristike që mund ta kufizojë konsumin e saj, por, zakonisht, ajo është shumë e mirëpritur. Përmban me qindra substanca bioaktive, por efektet e saj mbi shëndetin vijnë kryesisht nga një grup polifenolesh (xhinxherolet) që veprojnë në nivele të ndryshme dhe që janë përgjegjëse për aromën pikante.
Atyre u janë veshur disa veti pozitive të njohura, si lehtësimi i dhimbjes së nyjeve dhe të vjellat. Xhinxheri është i ndjeshëm ndaj nxehtësë. Ngrohja, nëse është e zgjatur (për shembull, në përgatitjen e gatimeve) mund të shkaktojë dehidratimin e tij. Nxehtësia redukton gjithashtu edhe aromën e fortë: Xhinxheri në formë pluhuri është më pak pikant. Mes cilësive që i mvishen kësaj rrënje është edhe ajo tretëse, mbrojtja e aparatit gastrointestinal, aftësia për të ulur nivelin e lipideve, cilësitë antiinflamatore dhe ato antimikrobike. Xhinxheri është një antioksidant i fuqishëm; disa studime kanë vënë në dukje një ndikim të tij mbi hipertensionin dhe në zgjerimin e enëve të gjakut.
Ama, efekti më i provuar është ai që ka lidhje me të përzierat dhe të vjellat, që kanë shkaqe të ndryshme, siç janë për shembull ato që pasojnë ndërhyrjet kirurgjike ose për shkak të barnave. Efikasiteti i xhinxherit në trajtimin e të përzierave dhe të vjellave gjatë shtatzënisë është dokumentuar nga studime të ndryshme me përzgjedhje rastësore, përfshirë këtu edhe dy rishqyrtime sistematike. Përdorimi i tij është një ndër trajtimet jo farmakologjike më efikase, por siguria e tij në shtatzëni nuk është e sigurt.
Xhinxheri nuk duhet përdorur nën moshën 3-vjeçare dhe në subjektet alergjike ndaj xhinxheroleve. Nga ana tjetër, ai mund të ndërveprojë me barnat antikoagulante, ndaj edhe përdorimi i tij duhet evituar në rastin e marrjes së tyre.


Francesca De Vecchi
Teknologe ushqimore


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC