qer222018
Si të përgatisni xhelin e nevojshëm
për djegiet nga dielli
Diklofenaku mund të jetë një alternativë ndaj sulfadiazinës së argjendit, molekulë reference për trajtimin e djegieve dhe parandalimin e trajtimin e infeksioneve në djegiet e shkallës së dytë dhe të tretë, në ulceracionet, në lëndimet e dekubituseve dhe në plagë. Diklofenaku është një bar antiinflamator jo steroid, që është përdorur tradicionalisht për të reduktuar dhimbjen dhe inflamacionin, sintetizuar dhe futur në treg për herë të parë në vitin 1973 nga Alfred Sallmann e Rudolf Pfister.
Mekanizmi i tij i veprimit është po ai që njihet për të gjithë FANS-at: Veprim që pengon aktivitetin e ciklooksigjenazës, duke patur si pasojë reduktimin e prodhimit indor të prostaglandinave, si PgF2a e PgE2. Efekti i tij antiinflamator është më i madh se ai i aspirinës dhe i krahasueshëm me atë të indometacinës.
Indikacionet terapeutike të kujtojnë trajtimin simptomatik të sëmundjeve të tilla si artriti reumatoid, osteoartriti, sëmundjet reumatike; por, disa studime kanë vlerësuar efikasitetin e tij edhe për trajtimin e djegieve nga dielli.
Një studim me përzgjedhje rastësore double blind i vitit 2004 ka vlerësuar efikasitetin dhe tolerueshmërinë e një xheli me diklofenak natriumi 0,1 % te 172 pacientë të prekur nga djegiet nga dielli të shkallës së parë.
Pacientëve, fototipi i të cilëve varionte nga II në IV, u është kërkuar ta aplikojnë xhelin 6 dhe 10 orë pas ekspozimit në diell, aty ku ishte shkaktuar një eritemë nga djegia e shkallës së parë.
Aplikimi i xhelit ka reduktuar në mënyrë të dukshme dhimbjen e perceptuar, me efekte që shfaqeshin menjëherë pas orëve të para të aplikimit dhe që e arrinin efektin maksimal pas 30 orësh.
Gjithashtu, në 85% të rasteve, pacientët provonin një ndjesi rifreskimi, ndërsa efektet anësore ishin të pakta dhe të kontrollueshme. Sigurisht, nuk mjafton një artikull shkencor për të siguruar për efikasitetin e tij. Studime të tjera duhet të konfirmojnë dobinë, ndoshta mbi ata pacientë ku trajtime të tjera "klasike" mund të rezultojnë më pak efikase ose të papraktikueshme prej tyre.
Po paraqesim tani një hipotezë formuluese për një xhel që përdoret në studim dhe një formulim të dytë ku është shtuar hyaluronat natriumi, për të shtuar efektin hidratues.
Shembull i formulimit 1:
Materialet: epruvetë, peshore, shufër qelqi, pjatë ngrohëse
Diklofenak natriumi 100 mg
Etanol 10g
Glikol propilnik 5g
Hidroksimetilcelulozë 2,5g
Ujë i ruajtur, deri në 100g
Nipagine 0,1g
Vëreni ujin të vlojë në një epruvetë dhe shkrini në të konservantin. Në një epruvetë të dytë përzieni alkolin me glikolin dhe shkrini diklofenakun. Në ujin e ruajtur hidhni ngadalë, duke e përzier në mënyrë të njëtrajtshme, hidroksimetilcelulozën (është zgjedhur kjo sepse u reziston më mirë solucioneve alkolike), duke bërë kujdes që të mos formohen flluska ajri.
Shtojini xhelit solucionin alkolik dhe përziejeni derisa të arrini të përftoni një xhel gjysmë të tejdukshëm.
Shembull i formulimit 2:
Materialet: epruvetë, peshore, shufër qelqi, pjatë ngrohëse
Diklofenak natriumi 100 mg
Hyaluronat natriumi 2,5g
Alkol 10g
Nipagin 0,10g
Ujë i ruajtur, sa të jetë i nevojshëm, deri në 100g
Uji përgatitet si në rastin e parë. Në një gotë shkrihet diklofenak në alkool. Hidhni duke e përzier lehtë hyaluronat natriumin në ujë derisa të arrini të përftoni një xhel të cilit do t'i shtohet përbërja alkoolike. Lëreni të pushojë derisa të arrijë homogjenitetin.
*Për më shumë njohuri në fushën galenike, klikoni kursin online: Përgatitje galenike, 19.50 kredite (4000 lek).
Luca Guizzon, ekspert në Fitoterapi
Burimet:
Eur J Dermatol.2004 Jul-Aug;14(4):238-46.
Burns.1995 Sep;21(6):471-3.