Fitoterapi

jan182019

Capsella bursa-pastoris dhe efekti i saj kundër hemorragjive

Capsella bursa-pastoris është një bimë, përdorimi i së cilës e ka origjinën në traditën popullore. Vetitë e saj si astringente dhe shëruese, së bashku me gjetjen lehtësisht nëpër fusha dhe rrugë, e bënte një nga mjekimet më të zakonshme.

Emri rrjedh nga "capsella", që do të thotë "kutizë e vogël" dhe që lidhet me formën e frutit, i cili i përngjan një qeske. Nga fruti rrjedh edhe specia, duke të kujtuar në mënyrë specifike pikërisht trastën tipike të pastorëve (bursa-pastoris).

Veprimi në sistemin kapilar favorizohet nga veprimi astringent i ekstraktit dhe nga prania e diosminës: flavonoide me veprim antiedemigjen dhe antivarikoz. Aspekt tjetër për të cilin njihet bima, është kontrolli i metrorragjive, me rregullimin e fluksit menstrual. Studimet e para në këtë kuptim janë kryer në vitin 1968, kur disa studiues japonezë gjetën një peptid me aktivitet hemostatik, por sot e dimë që është e pranishme edhe një sasi jo e vogël e vitaminës K.

Së fundmi (mars 2018), Naafe dhe Mojab kanë studiuar efektet e një ekstrakti hidroalkolik të capsella, në rastin e gjakrrjedhjes së tepërt menstruale. Kjo situatë mund të reduktojë cilësinë e jetës dhe të çojë në anemi, si pasojë e deficitit të hekurit. Pacienteve iu janë dhënë ose kapsula të ekstraktit të C. bursa-pastoris (çdo 12 orë), ose antiinflamatorë (acid mefanemik çdo 8 orë), nga dita e parë e menstruacioneve, deri në maksimumi 7 ditë. Për të dyja llojet e trajtimit, studiuesit kanë regjistruar një reduktim të gjakrrjedhjes, por përmirësimet ishin sidoqoftë më të mëdha në grupin e trajtuar me capsella.

Rast tjetër për gjakrrjedhjen ku është studiuar kjo bimë është hemorragjia post partum. Një gjendje e tillë, edhe pse rrallëherë shkakton vdekjen, mund të sjellë sidoqoftë komplikacione për nënën. Menjëherë pas nxjerrjes së placentës, te pacientet është injektuar oksitoksina me ose pa shtimin e një ekstrakti hidroalkoolik të Capsella bursa-pastorisit per os. Ashtu si në rastin e mëparshëm, të dyja trajtimet kanë qenë efikase në reduktimin e gjakrrjedhjes, por grupi i trajtuar edhe me capsella, kishte një reduktim më të dukshëm.
Capsella është studiuar edhe në fusha të tjera dhe në veçanti, në reduktimin e steatozës hepatike. Në këtë rast, studimet in vivo kanë demonstruar një rol të mundshëm të kësaj bime në reduktimin e histone acetyltransferase. Një aspekt i tillë mund të çojë në një reduktim të akumulimit të lipideve. Në fakt, te minjtë e trajtuar me një dietë hiperkalorike, shtimi i një ekstrakti të capsellas ka reduktuar shtimin në peshë, dimensionin e indit adipoz dhe përqendrimin e kolesterolit total.

Prania e vitaminës K është një tregues për të bërë kujdes me përdorimin e kësaj bime në lidhje me barnat antikoagulante. Vëmendje e veçantë duhet edhe në rastin e barnave shoqëruese hipotensive dhe sedative, për efektet e mundshme në ngarkim të sistemit nervor dhe kardiovaskular.

 

Luca Guizzon, ekspert në fitoterapi

Burime:
- Dizionario di fitoterapie e piante medicinali, E- Campanini
- Interazioni tra erba alimenti e farmaci, F. Firenzuoli
- J Altern Complement Med. 2018 Mar 20. doi: 10.1089/acm.2017.0267. [Epub ahead of print]
- J Altern Complement Med. 2017 Oct;23(10):794-799. doi: 10.1089/acm.2017.0095. Epub 2017 Jun 7.
- J Med Food. 2017 Mar;20(3):251-257. doi: 10.1089/jmf.2016.3877. Epub 2017 Feb 28.
-Ethanol Extract of Capsella bursa-pastoris Improves Hepatic Steatosis Through Inhibition of Histone
-Acetyltransferase Activity. Choi HK1, Shin EJ1,2, Park SJ1, Hur HJ1, Park JH1, Chung MY1, Kim MS1,2, Hwang JT1.


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC