Fitoterapi

shk182019

Kardamomi, farat erëmira dhe antiinflamatore

Amomum Elettaria është një specie e bimës tropikale të familjes së Zingiberaceae, e njohur si një erëz me shumë veti hipolipidemizuese antiinflamatore dhe antioksidante, me emrin kardamom. Kjo erëz njihej në Evropë që nga koha e grekëve dhe e romakëve të lashtë, që e përdornin për të prodhuar parfume dhe aktualisht, njihet si erëza e tretë më e çmuar në botë pas shafranit dhe vaniljes.

Vetitë farmaceutike të bimës gjenden në fara, që megjithatë janë shumë delikate sepse sapo ekspozohen në ajër, e humbasin me shpejtësi shijen e tyre: prandaj është bërë zakon që të shitet bishtaja e kardamomit dhe jo vetëm farat.

Kjo bimë tipike e vendeve lindore, në Iran dhe Indi, kardamomi jeshil, është përdorur gjerësisht për kurimin e infeksioneve të dhëmbëve dhe gingivave, por edhe për parandalimin e sëmundjeve të fytit, përveç çrregullimeve digjestive dhe sëmundjeve në rrugët respiratore.

Një përdorim tradicional, që zbatohet edhe te ne, është ai kundër halitozës. Një përdorim i tillë e ka bazën në Indi, ku farat e zeza të kardamomit janë përzier shpesh me gjethet e betelit dhe frutat e arecës, për të formuar një tabletë që freskon erën e gojës dhe favorizon tretjen. Por, vetitë e kardamomit shkojnë përtej këtij përdorimi. Studimet e 2 viteve të fundit supozojnë se bima ka një efekt hipolipidemizues antiinflamator dhe antioksidant, me përmirësim edhe të parametrave glicemikë. Në mbështetje të vetive antiinflamatore dhe antioksidante, disa studiues kanë administruar 3 gramë kardamom jeshil te pacientët në situata prediabetike. Pas 8 javësh trajtimi, është regjistruar një reduktim i konsiderueshëm i proteinës C-reaktive, IL6 dhe i malonildialdiedes.

Për më tepër, një studim indian ka vlerësuar efikasitetin e kardamomit për reduktimin e presionit të gjakut. Duke administruar gjithmonë 3 gr kardamom në ditë te pacientët e gradës së parë për hipertension, është vënë e një reduktim i konsiderueshëm qoftë i presionit sistolik, qoftë i atij diastolik, me shtim të dukshëm të aktivitetit fibrinolitik. Megjithatë, efekti hipolipidemizues nuk është verifikuar.

In vivo është studiuar edhe efekti anksiolitik i kardamomit. Pas administrimit të një ekstrakti metanolik të farave te minjtë e prekur nga çrregullimi posttraumatik, është observuar një reduktim i sjelljeve anksioze.

Të gjitha këto janë të dhëna paraprake, sepse interesi për këtë bimë po ndizet vetëm këto vitet e fundit. Këto të dhëna, megjithatë, na sugjerojnë t'i kushtojmë rëndësi kësaj erëze, që ndoshta na rezervon surpriza dhe konfirmime të mëdha në të ardhmen.


Luca Guizzon, ekspert në fitoterapi

Burimet:
BMC Complement Altern Med. 2018 Jan 17;18(1):18. doi: 10.1186/s12906-017-2068-6.
J Sci Food Agric. 2017 Dec;97(15):5296-5301. doi: 10.1002/jsfa.8414. Epub 2017 Jul 17.
Indian J Biochem Biophys. 2009 Dec;46(6):503-6.
Biomed Pharmacother. 2017 Mar;87:489-495. doi: 10.1016/j.biopha.2016.12.116. Epub 2017 Jan 7.


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC