Fitoterapi

mar42019

5-HT dhe përgatitja kimike për zhgënjimet dashurore

Një artikull interesant nga Geroldi dhe Emanuele na jep mundësi që ta rendisim 5-HT ndërmjet kurave të mundshme për periudhat psikologjikisht të vështira, veçanërisht gjatë atyre të zhgënjimeve dashurore. 5-HTP është një ndërmjetësues i sintezës ndërmjet triptofanit (një aminoacid thelbësor) dhe serotoninës. 5-HTP dekarboksilohet në serotoninë (5-HT) nga ana e enzimës L-aminoacid-dekarboksilazë aromatike, me ndihmën e vitaminës B6. Ky veprim kryhet qoftë në indin nervor, qoftë në stomak dhe është i pranishëm në integratorë të shumtë ushqimorë, sepse disa studime kanë evidentuar vetitë në përmirësimin e humorit, cilësinë e gjumit dhe në reduktimin e oreksit.

Në vitin 2002, një rishikim sistematik kishte sugjeruar se 5-HT mund të jetë më efikas se placeboja për trajtimin e depresionit, por nuk kishte evidenca të mjaftueshme për të arritur në konkluzione përfundimtare. Ndonëse kjo është vënë re në studime të vogla, duket se ajo është në gjendje të përmirësojë efikasitetin e barnave të tjera antidepresive që merren në të njëjtën kohë. Marrja nga goja mund të ketë efekte të lehta anësore dhe nuk janë shënuar raste të sindromës serotoninergjike kur përdoret së bashku me IMAO ose SSRI, edhe pse në këtë rast, kujdesi është i detyrueshëm. Efektet anësore më të zakonshme janë më të lehta dhe kanë të bëjnë me sistemin gastrointestinal (të vjella, nauze) ose me sistemin nervor (lodhje, makthe).

Kjo molekulë është administruar te pacientët e rinj jo depresivë, por me nivele të larta stresi "romantik", pra, që sapo ishin ndarë ose kishin pasur një dashuri që nuk iu ishte kthyer. Doza e përdorur ishte 12,8 mg në ditë (që vjen nga 60 mg Griffonia simplicitifolia) për gjashtë javë. I veçantë është fakti që këtë përgatitje mund ta realizojmë edhe si përgatitje bimore shëndetësore, duke krahasuar përqendrimin e 5-HTP-së së pranishme në ekstraktet e griffonias në treg, me atë të produktit. Arsyetimi i studimit rrjedh nga observimi se, qoftë neutrofina, qoftë serotonina duket se luajnë një rol "kimik" në gjendjen e të qenit i dashuruar. Studiuesit kanë vlerësuar, pra, modifikimet e niveleve të BDNF-së (Brain-derived neutrophic factor) dhe të serotoninës në pllakëzat e gjakut, në raport me ndryshimet e stresit romantik gjatë studimit, mbi një grup të vogël pjesëmarrësish. Rezultatet më të larta janë marrë në 3 javët e para të trajtimit, me një rritje të konsiderueshme të niveleve, qoftë të serotoninës, qoftë të BDNF-së.

Emanuele dhe Geroldi e përfundojnë studimin e tyre duke nënvizuar rolin që mund të ketë modulimi direkt i sistemit serotoninergjik, në trajtimin e vuajtjeve psikologjike që vijnë nga një dashuri e pakthyer.
Në laboratorin galenik të farmacisë, siç u përmend më parë, do të përdoret kryesisht ekstrakti i grifonias, i cilësuar si triptofan.

Shembull formulimi:
Materiale: peshore, enkapsulator (tipi 2 ose më i madh), havan, cilindër i graduar, Griffonia simplicitoolia ES tit në 5-http-100 mg
Ekscipient, aq sa duhet, në bazë të numrit të kapsulave

Të peshohet sasia totale e principit aktiv, pra, nëpërmjet një cilindri të graduar të vlerësohet sasia e ekscipientit të nevojshëm, duke e ngjeshur pluhurin herë pas here me goditje vertikale. Të përzihen pluhurat me kujdes në havan dhe të procedohet me enkapsulimin. Të kryhet testi i uniformitetit të masës.

Luca Guizzon, ekspert në fitoterapi

Burimet:
Neuro Endocrinol Lett. 2010;31(5):663-6.
The Cochrane Database of Systematic Reviews (1): CD003198
Psychopharmacologia. 38 (3): 267-9. PMID 4547418.


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC