Fitoterapi

gus272019

Rënie konjitive dhe probleme me kujtesën? Rozmarinë, por në dozat e duhura

A mund të ketë efekte të dobishme për shëndetin kjo bimë, e përdorur kryesisht në gastronomi? Ndoshta kjo ka qenë pyetja që kanë shtruar Butler dhe Snow, kur deshën të vlerësonin efektet e rozmarinës në rënien konjitive të të moshuarve.
Studimi parashikonte marrjen e gjetheve të thata të rozmarinës (të kapsuluara) në dozimin 750mg/ditë. Pas marrjes, vullnetarët e moshuar iu nënshtruan testeve mnemonike, me rezultate statistikisht më të larta se ato të placebos. Dozat më të larta, nga ana tjetër, kanë patur efekte negative.
Në pamje të parë, duket sikur ka një kontradiktë, por përkundrazi, është e rëndësishme të merret parasysh që efekti i dobishëm ndodh në doza të barabarta me ato që përdoren normalisht në fushën e kuzhinës.

Efekti pozitiv në memorie nuk ka të bëjë vetëm me të moshuarit: një përmirësim i performancës konjitive është vërejtur edhe te studentët. Por, jo vetëm kaq. Pacientët e rinj ishin gjithashtu më të qetë, kishin më pak depresion dhe cilësi më të mirë gjumi. Doza ishte gjithnjë e barabartë me atë që mund të përdorim në gastronomi (500mg).
Në mjekësinë popullore, rozmarina përdoret gjithashtu për të trajtuar sëmundjet e traktit biliar dhe dismenorrenë, ashtu si dhe për zbutje të flatulencës, si edhe si antispastik. Studimet in vivo kanë konfirmuar aftësinë e rozmarinës për të çliruar sfinkterin e oddit, të kontraktuar më parë nga morfina.

Tani, mbetet të pyesim se ç'lloj rozmarine kanë përdorur studiuesit. Nëse është e vërtetë që në farmakope indikohet një esencë e rozmarinës, e titruar në borneolin total midis 10 dhe 15%, kjo është vetëm një nga esencat e mundshme të rozmarinës, të pranishme në treg. Kultivuesit e tjerë prodhojnë një vaj esencial të pasur me eukalipt, ose me kamfure. Nga këtu, rrjedhin përdorimet e ndryshme: ndihmon tretjen dhe është koleretik, nëse është i pasur me borneol; mukolitik dhe tretës në rastin e eukaliptolit; antireumatik, por toksik për sistemin nervor, kur ka shumë kamfur.

Cilat janë pra, efektet e mundshme anësore të përdorimit të rozmarinës?

Përveç fenomeneve të mundshme të mbindjeshmërisë individuale, duhet të tregohet kujdes gjatë përdorimit në shtatzëni ose laktacion (zvogëlon implantin e zigotës) dhe në periudhën para operacionit. Nëse përdoret vaj esencial me prani të madhe kamfori, ai është i kundërindikuar te pacientët që vuajnë nga epilepsia, pasi është pro-konvulsiv. Ekstrakti i rozmarinës përmban edhe metabolitë të tjerë sekondarë, siç janë acidi rozmarinik dhe flavonoidet.

Rozmarina është gjithashtu një antioksidante e fuqishme, e përdorur për këtë qëllim si nga industria ushqimore (E392), ashtu edhe si agjent mbrojtës për rrezet UV. Në studimin e Sanchez dhe Lozano, studiuesit u përqendruan vetëm te një përbërës i ekstraktit të rozmarinës: acidi rozmarinik, duke e marrë atë në konsideratë në rolin e dyfishtë të antioksidantit dhe mbrojtësit nga rrezet. Studimet e mëparshme sugjeruan aftësinë e tij për të rritur mekanizmat endogjenë pastrues dhe për të aktivizuar prodhimin e melaninës.
Këto efekte janë konfirmuar dhe përkthyer në një frenim të ndryshimeve të lëkurës të shkaktuar nga ekspozimi ndaj rrezeve UVA. Ky rezultat bëri që autorët ta përfshijnë acidin rozmarinik në grupin e molekulave foto protektive.

 

Luca Guizzon, ekspert në fitoterapi

Burimet:
Complement Ther Clin Pract. 2018 Feb;30:24-28. doi: 10.1016/j.ctcp.2017.11.004. Epub 2017 Nov 13.
J Med Food. 2012 Jan;15(1):10-7. doi: 10.1089/jmf.2011.0005. Epub 2011 Aug 30.
Food Chem Toxicol. 2009 Feb;47(2):386-92. doi: 10.1016/j.fct.2008.11.026. Epub 2008 Nov 30


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC