Fitoterapi

jan212020

Sumullbari ndryshon mikrobiomën dhe përmirëson sindromën metabolike

Në një studim të ri, një grup kërkimi nga Universiteti Shtetëror i Oregonit në SHBA, sugjeron se përbërjet me bazë sumullbari (Humulus lupulus) mund të luftojnë sindromën metabolike. Ato e bëjnë këtë përmes ndryshimit të mikrobiomës intestinale dhe modifikimit të metabolizmit të acideve të prodhuara nga mëlçia.

Ndryshimet në mikrobiomën intestinale dhe në metabolizmin e acideve biliare, duket se shpjegojnë pjesërisht se pse xanthohumoli (XN) dhe derivatet e tij, sjellin përmirësime në obezitet dhe në aspektet e tjera të sindromës metabolike", tha Adrian Gombart, studiues i shkrimit të botuar në "Molecular Nutrition and Food Research". Autori saktësoi se nuk është domosdoshmërisht një marrëdhënie shkak-pasojë dhe se është e nevojshme të kuptohet se cilat ndryshime të mikrobiomës janë të dobishme. Në hulumtimet e mëparshme, ekipi kishte treguar se në një model miu me obezitet të induktuar, dy derivate të hidrogjenizuara të XN, di-dihidro-xanthumolit (DXN) dhe tetrahydro-xanthumoli (TXN), përmirësuan intolerancën ndaj glukozës, rezistencën ndaj insulinës dhe ndjeshmërinë ndaj leptinës. Në studimin e ri, studiuesit matën acidet biliare, inflamacionin e indeve dhe përbërjen e mikrobiomës intestinale te minjtë që i ishin nënshtruar një diete me përbërje të lartë yndyrore, pa ose me XN, DXN ose TXN. Këto përbërje ulën sasinë dhe diversitetin e mikrobiomës, reduktuan inflamacionin dhe ndryshuan metabolizmin e acideve biliare, veçanërisht me një zvogëlim të prodhimit të acideve biliare sekondare dhe rritje të konjugateve.

"Fakti që përfitimet shoqërohen nga një rënie dhe jo nga një larmi e mikrobiomës, ka qenë një befasi", thotë Fred Stevens, autor i studimit. Sidoqoftë, duhet theksohet se tashmë është treguar se përbërjet me sumullbar kanë veti antimikrobiale. "Ato mund të vrasin mikrobe të veçanta që nuk janë të dobishme dhe të ruajnë të tjerat që janë", shpjegoi Gombarti. Për më tepër, siç theksohet nga Stevensi, do të jetë e nevojshme të përcaktohet efekti i drejtpërdrejtë i këtyre përbërjeve në organizëm, përveç atij të marrë përmes mikrobiomës. Një efekt i mundshëm, duke pasur parasysh formën dhe madhësinë e tyre, është ai molekular.

 

Mol Nutr Food Res. 2019 Nov 22:e1900789. doi: 10.1002/mnfr.201900789.
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/31755244


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC