Fitoterapi

mar22020

Shtogu. Studiohen edhe një herë vetitë shëndetësore antivirale

Nga lloji Sambukus, njihet më së shumti specia "nigra", në shqip, shtogu, e njohur si për vetitë shëndetësore, ashtu edhe për ato gastronomike. Me lulet e shtogut, një pemë e vogël që rritet në gjendje të egër në pyjet evropiane, mund të përgatitet një shurup që përdoret si pije për heqjen e etjes apo si bazë për koktejl. Me të mund të bëhet gjithashtu një ekstrakt për të aromatizuar pijen e sambukës (nga i cili ka ardhur edhe emri, megjithëse rrallë shtohet në recetat moderne), ose me  përdorimin e disa majave të pranishme në petale, mund të bëhet e ashtuquajtura "verë me gaz".

 

Ekstrakte për të trajtuar bronkitin dhe kollën

Shtogu ka veti mjekësore që gjenden te frutat dhe lulet. E gjithë pjesa tjetër e bimës (përfshirë farat) është helmuese. Frutat janë të ngrënshme vetëm pas gatimit dhe përdoren për xhelatinë, me të cilën nuk duhet abuzuar, për shkak të vetive laksative.
Ekstraktet nga lëvorja, gjethet, lulet, frutat dhe rrënjët janë përdorur në trajtimin e bronkitit, kollës, infeksioneve të aparatit të sipërm të frymëmarrjes dhe etheve. Një studim i vogël klinik (60 vetë) i botuar në vitin 2004, tregoi një zvogëlim të kohëzgjatjes dhe ashpërsisë së simptomave të paragripit te pacientët që marrin ekstrakt shtogu.

 

Në studim, veprimi i tij antiviral

Në veçanti, një studim i vitit 2018 e ka identifikuar shtogun si një nga bimët më premtuese për përdorim në infeksione të ndryshme virale. Lëngu i bimës është përdorur në një studim të vogël, për të luftuar virusin e gripit A. Duket se efekti vjen për shkak të rritjes së antitrupave në serum dhe IgA. Ndër përbërësit e ndryshëm, studiuesit kanë nxjerrë në pah përmbajtjen e polisakarideve acidike, që duket se janë në gjendje të stimulojnë sistemin imunitar.
Shtogu ka treguar një aktivitet interesant in vivo kundër virusit të bronkitit infektues të shpendëve, infeksion i mbështetur nga një lloj coronavirusi (i ndryshëm nga ai që lidhet me urgjencën shëndetësore aktuale).
Meqenëse po kërkohen mjete për të parandaluar këto infeksione, VVeng dhe Lin testuan ekstraktet e frutave të shtogut, farave të kuminit dhe rrënjëve të rodiolës, për të parë nëse përmbajtja e polifenoleve të këtyre bimëve mund të kishte një efekt frenues për virusin.

Mes bimëve të testuara, ka qenë shtogu ai që ka shfaqur in vitro një ulje të përqendrimit viral në kulturat qelizore. Ky efekt është domethënës veçanërisht në fazat e hershme të infeksionit, pasi duket se duke komprometuar zarfet virale me krijimin e vezikulave, shtogu e bën virusin "jo infektiv", siç është vëzhguar nga autorët në mikroskopin elektronik.

 

Shtogu kundër një coronavirusi

Shtogu është përdorur gjithashtu për të ndihmuar në shërimin e pacientëve të infektuar nga një coronavirus njerëzor (HCoV-NL63). Në veçanti, Sambucus Formosana Nakai. HCoV-NL63 është një nga coronaviruset qarkulluese më të shpeshta në botë dhe shkakton ftohje, kollë, bronkiolit dhe në fund të vitit 2019, ishte shkak i një epidemie me sëmundje të frymëmarrjes në një azil në Kinë. Në atë zonë, përdorej si medikament tradicional ky lloj i sambukës dhe studiuesit deshën të thelloheshin në veprimin e saj. Ekstrakti fenolik që u mor, kishte një efekt citotoksik të varur nga doza, me ulje të infektueshmërisë dhe të rritjes virale. Acidi kafeik, klorogjenik dhe gallik ishin përbërjet fenolike me aktivitetin më të fortë antiviral. Midis këtyre, acidi kafeik ka penguar ndjeshëm përsëritjen e HCoV-NL63 pavarësisht nga lloji i qelizave të infektuara dhe posaçërisht bllokoi ngjitjen e virusit. Natyrisht që këto janë viruse të ndryshme nga ai i përfshirë në epideminë aktuale (Sars-Cov-2), por mund të shpresojmë që në të ardhmen e afërt kjo (ose bimë të tjera) të mund të studiohen për të konfirmuar përdorimet e tyre dhe të na ndihmojnë për të luftuar epidemi të tilla.

 

Luca Guizzon, ekspert në fitoterapi

Burimet:
Phytother Res.2018 May;32(5):811-822. Doi: 10.1002/ptr.6024
Biosci Biotechnol Biochem.2012;76(9):1633-8
Bmc Vet Res.2014 Jan 16;10:24. Doi: 10.1186/1746-6148-10-24
Virus Res.2019 Nov; 273:197767. Doi: 10.1016/j.virusres.2019.197767


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC