Mirëqenie

jan122017

Otitis mesatar: terapia antibiotike afatshkurtër më pak efektive se terapia e zakonshme

Te fëmijët me moshë 6 deri 23 muajsh me otitis mesatar akut, trajtimi antimikrobik më  afatshkurtër, jo vetëm sjell rezultate më pak të favorshme në krahasim me trajtimin me kohëzgjatje të zakonshme, por nuk redukton as shkallën e efekteve anësore dhe as shfaqjen e rezistencës. Këto janë përfundimet e një studimi të publikuar në "New England Journal of Medicine" dhe të zhvilluar nga kërkuesit e Universitetit të Pitsburgut, me autor kryesor Alejandro Hoberman nga departamenti i pediatrisë në Children's Hospital.
"Otitis mesatar akut është një infeksion i zakonshëm që prek tre në katër fëmijë në vitin e parë të jetës dhe për këtë arsye është një nga shkaqet e para të përshkrimit antibiotik në moshë pediatrike", shkruajnë kërkuesit, që për shkak të shqetësimit në rritje lidhur me abuzimin e antibiotikëve dhe shfaqjen e rezistencës bakteriale, kërkuan të verifikonin nëse reduktimi i kohës së trajtimit garanton të njëjtat rezultate, duke zvogëluar në të njëjtën kohë shkallën e rezistencës dhe efektet anësore.
Në trial morën pjesë 520 fëmijë me otitis mesatar akut të cilëve iu administrua trajtimi i zakonshëm antibakterial për një periudhë 10 ditore, me bazë amoksicillinën dhe acidin klavulanik, ose një terapi të shkurtuar në 5 ditë me të njëjtin antibiotik, të pasuar nga 5 ditë të tjera me placebo. 
Dhe rezultatet tregojnë pa ekuivoke se terapia e shkurtuar është dukshëm më pak efikase. "Norma e dështimit të saj është me 34% kundrejt 16% të terapisë standarde", pohon autori duke saktësuar se cikli i shkurtuar nuk redukton përqendrimin e baktereve rezistente në hundë dhe në fytin e fëmijëve të trajtuar, as nuk zbut efektet anësore të trajtimit të zgjatur, ku e para është diarrea dhe skuqja nga panolinat.
"Superioriteti i terapisë antibiotike të gjatë ishte aq i dukshëm sa përcaktoi edhe ndërprerjen para kohe të studimit, - shton Hoberman. - Risku për recidiva të otitisit është më i lartë te fëmijët që frekuentojnë çerdhet, që kanë një infeksion në të dyja veshët dhe vazhdojnë të kenë kullim në veshin e mesëm edhe pas kurës".

 

N Engl J Med. 2016. doi: 10.1056/NEJMoa1606043
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/28002709


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC