Shëndetësi

gus12014

Miratohet "Ligji i barnave dhe shërbimeve farmaceutike"

Pas diskutimeve të shumta sidomos gjatë muajit të fundit nga aktorët e sistemit farmaceutik, pas disa deklaratash nga vetë Ministri Beqja mbi Projektligjin e barnave dhe shërbimeve farmaceutike, pas disa mbledhjeve të Komisionit Parlamentar dhe me grupet e interesit, dje më datë 31 korrik 2014 gjatë një seance plenare në Parlament është miratuar "Ligji i barnave dhe shërbimeve farmaceutike".
Për momentin nuk kemi informacione të detajuara mbi atë çka është diskutuar apo nëse ka patur ndryshime në draftin e paraqitur muajt e fundit. Në momentin e e parë që do të kemi të dhëna zyrtare nga Kuvendi Parlamentar, Ministria e Shëndetësisë apo institucione të tjera do ju mbajmë të informuar. 
Për të gjithë ata që nuk kanë informacione mbi këtë draft mund ta gjeni në kategorinë Download Center.  

Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC