gus192014
Gabime në mjekimet e fëmijëve, ekspertët: roli i rëndësishëm i farmacistit
Ka ende shumë punë për të bërë në reduktimin e marzhit të gabimit në administrimin e barnave tek fëmijët që verifikohet mes 5% dhe 27% dhe që është përgjegjës për rreth 7.000 vdekje në vit vetëm në SHBA dhe ku farmacistët mund të japin një kontribut të rëndësishëm. Është ajo çka thonë autorët e një studimi të kryer në Children's Hospital at Montefiore New York dhe drejtuar nga Maurizio Bonati, shef i Laboratorit për Shëndetin e Nënës dhe Fëmijës dhe drejtor i Qëndra e Informacionit mbi Barnat dhe Shëndetin "Mario Negri" në Milano: "Përgjegjësia është e mjekut që përshkruan barna, por për të njëjtin princip aktiv me siguri farmacistët mund të drejtojnë zgjedhjen dhe janë të nevojshëm për të verifikuar nëse është formulim pediatrik; megjithatë shpesh herë është shumë e vështirë sepse në recetë mund mos jetë vendosur mosha e pacientit. "Ai shton: "EMA dhe FDA prej disa vitesh janë aktivizuar për të shqyrtuar problemin dhe për të bërë të mundur që në kohën e regjistrimit bari me përdorim pediatrik të jetë i garantuar për sigurinë dhe efektivitetin tek fëmija». Megjithatë jo të gjitha formulimet janë për përdorim pediatrik: "Tek barnat më të përdorura gjënden dozuesit brënda kutisë dhe është e mundur të përzgjidhet mes shijeve të ndryshme të shurupit, por derisa të përcaktohen kriteret e tregut është e vështirë që të gjithë farmacistët të ecin në drejtimin e duhur për të gjitha barnat. "Disa barna duhen eleminuar për rrezikun e dukshëm të dozimit dhe efektet anësore të papërshtatshme". Bazuar në rolin e farmacistëve, zëvendëspresidenti i Federfarma Milano-Monza-Lodi, Paolo Vintani është absolutisht i bindur: "Ne jemi përkthyesit e kuptimit" dhe detyra jonë është vendimtare në favorizimin e një përdorimi korrekt; receta mund të jetë korrekte por shpesh herë kuptohet gabim nga ana e prindit i cili ka nevojë për një konfirmim të dozimit, të kohës së marrjes dhe objektivave që një bar i caktuar duhet të ketë. Kujtoj p.sh antibiotikët e ruajtur në shtëpi dhe më pas të përdorur në mënyrë të tepruar, të papërshtatshme ose që ndërpriten shumë shpejt".