Shëndetësi

gus292014

Kriza, OCSE: bien shpenzimet farmaceutike në Greqi, Itali dhe Portugali

Kriza provokon një kolaps shpenzimesh farmaceutike: është ajo çka del nga OECD Health Statistics 2014, të dhëna nga OCSE, Organizzazione per la Cooperazione e lo Sviluppo Economico, marrë nga shtypi kombëtar Italian. Tendenca drejt uljes së shpenzimeve të kujdesit shëndetësor, shkaktuar nga periudha e gjatë e stagnimit dhe krizës ekonomike-financiare që filloi në fund të 2008, u fokusua veçanërisht tek Italia, vendet Iberike, Greqia dhe Hungaria, vende në të cilat ka vazhduar rënia edhe pas vitit 2010. Situata më e rëndë është regjistruar në Greqi ku mes 2009 dhe 2012 ka pasur dhe një rënie prej 25% të shpenzimeve të kujdesit shëndetësor kombëtar, një rënie e përgjithshme e shpenzimeve publike kombëtare. Recensioni është ndjerë edhe në Portugali me -6% dhe Itali me një -4%. Vala e parë e krizës ekonomike ka varfëruar në disa raste deri në një të katërtën të shërbimeve shëndetsore të disa vëndeve europiane duke goditur në veçanti sektorin farmaceutik. Që nga viti 2010 shpenzimet shëndetësore kanë nisur një ngritje të ngadaltë që megjithatë mbetet e dobët në të gjithë kontinentin.

Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC