Shëndetësi

jan262016

Eutanazia, në mars parlamenti italian voton për ta legalizuar

Do të nisë në muajin mars në Itali, shqyrtimi i një projektligji për legalizimin e eutanazisë. Deri më sot dhomat e parlamentit italian e kanë trajtuar temën e "fundit të jetës" dhe biotestamentit me debate të forta.

"Me vendimin për të përballuar çështjen e eutanazisë në muajin mars kemi hedhur një hap të rëndësishëm përpara drejt legalizimit të një fenomeni social gjithnjë e më të rëndësishëm në historinë e njerëzimit", thotë Marco Cappato në emër të shoqatës së radikalëve italianë dhe të fushatës "Eutanazia ligjore" që e mbështet kauzën.

"Dhoma e Lartë mund të marrë nën shqyrtim tani edhe projektligjin e propozuar nga ne që në shtator të 2013-ës dhe të nënshkruar nga 105.000 qytetarë. Kemi besim se më shumë 225 parlamentarë aderues në inter-grupin për eutanazinë do të përmbushin vullnetin tonë", shton ai.

Projektligji i përbërë nga 4 nene parashikon që çdo qytetar mund të refuzojë fillimin ose ndjekjen e trajtimeve shëndetësore, pra është fjala për të gjitha ato trajtime që mbështesin vazhdimin e jetës si dhe për terapitë nutricionale. Sipas projektligjit personeli mjekësor është i detyruar të respektojë dëshirën e pacientit nëse është fjala për një pacient të rritur dhe të aftë mendërisht.


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC